Dhunueset e saj dolën nga burgu, vajza e të moshuarës: Nëna ka ankth dhe qan vazhdimisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vajza e gruas që u dhunua në shtëpinë e të moshuarve në Pejë kërkon drejtësi dhe kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme që liroi tri infermieret. Në një intervistë për “Shqipëria live” në Top Channel, Zhaneta Nura tha se ajo dhe familja e saj i kanë dërguar një letër presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrisë së Drejtësisë, ku kërkon drejtësi për rastin e nënës së saj.

“Ato janë argëtuar me nënën time”, shprehet Zhaneta për tri infermieret që dhunuan dhe filmuan gruan e moshuar dhe që pak ditë më parë u lanë në gjendje të lirë. Sipas Zhanetës, për shkak të dhunës që ka përjetuar në qendrën “Orenda”, nëna e saj po përjeton një gjendje ankthi.

“Ka ankth, shqetësime, të qara të vazhdueshme, ne po i qëndrojmë afër”, tha ajo.

Ajo thotë se nënën e dërgoi në shtëpinë private të të moshuarve pasi ajo duhet të qëndronte nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve specialist.

“Më mirë të thoshin nuk jemi të licensuar për këto lloj problemesh dhe unë të shkoja ta merrja nënën. Nëna tani do të qëndrojë në shtëpi”, u shpreh ajo.

Zhaneta iu përgjigj dhe kritikave të publikut për vendimin e saj për ta lënë nënën në qendrën e të moshuarve.

“Më ka bërë përshtypje që më shumë janë marrë me ne, se sa me një institucion që ka përdorur dhunë. Nuk e di nëse ka qenë institucion i torturave apo institucion që i trajton si duhet. Kam shumë për të thënë, por atyre që kanë thënë ashtu. Kurrkush nuk ka si të dijë situatën me persona me sëmundje te alzhajmerit që kërkojnë përkujdesje maksimale 24 orë në 24″, tha Nura.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV