Egbo refuzon marrëveshjen, Tirana në kërkim të trajnerit të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emanuele Egbo ishte i vetmi trajner që arriti t’i jepte skuadrës së Tiranës tre fitore të njëpasnjëshme.

Tekniku provizor i bardhebluve ishte ai që drejtoi ekipin në fitoren e derbit me rezultatin 2-1, të ndeshjes me Flamurtarin me 2-0 dhe takimin e djeshëm me Laçin 2-1.

Pas shkarkimeve të dy trajnerëve brenda 14  javëve të këtij sezoni për shkak të dështimeve që po e çonin Tiranën drejt zonës së rrezikut, puna e trajnerit të portierëve aktualisht menaxher i përgjithshëm i bardhebluve e ndryshoi komplet rrjedhën e rezultateve.

Ndonëse drejtuesit e këtij klubi e shohin seriozisht vazhdimin e sezonit më Egbo-n në stol, ky i fundit nuk dëshiron që të marrë përsipër këtë përgjegjësi, por u ka lënë kohë atyre që të gjejnë një zëvendësues.

Për këtë arsye Tirana është duke vëzhguar mundësinë më të mirë të mundshme, duke hedhur sytë edhe nga Ilir Daja, por nuk dihet nëse do ketë një kalim të tij të bardheblurtë e kryeqytetit./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV