Një botë në lëvizje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Ajo çka vihet re në skenën politike ndërkombëtare është se ka një intensifikim të takimeve dhe aktiviteteve si në rrafshin dypalësh ashtu edhe në organizimet e samiteve shumëpalëshe të organizatave të ndryshme. Lufta në Ukrainë ka sjellë një botë tashmë të rreshtuar, ku së bashku me qëndrimet e përbashkëta, ndahen dhe përgjegjësitë por dhe dhimbjet ekonomike nga pasojat e një konflikti që sheshin e betejës e ka në fushat e Ukrainës por qe shtyhet shume me tej, deri ne raftet e marketeve. Kështu, si nga BE dhe nga NATO, po synohet një kohezion i vendeve anëtare dhe të aleatëve për përballuar këtë situatë me ndikime shumëpalëshe. Ndikime që duket se do të influencojnë për një kohë jo të shkurtër jo vetëm raportet politike ndërkombëtare e balancat e saj, por që do të ndërhyjnë direkt në ekonominë e e çdo vendi e çdo qytetari të përveçëm, duke krijuar njëkohësisht realitete të reja marrëdhëniesh, ku marrëveshjet e grupit prevalojnë mbi interesat e ngushtë të një vendi dhe ku kontrolli mbi çështjet e varësisë do të jetë fokusi qëndror i zhvillimeve ekonomike.

Shqipëria është e rreshtuar qartë në krah të NATO-s dhe BE-së ,dhe me qëndrimet e saj ka marrë dhe përgjegjësitë për to. Kjo e ka fokusuar dhe më qartë tek miqtë dhe partnerët e vet, si një vend që jo thjesht është i pozicionuar por dhe që luan rolin e vet aktiv me peshën që ka, në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Përendimor. Në 6 dhjetor në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Komitetit Politik të BE, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve të Bashkimir Evropian e më gjerë, dhe kjo është një mesazh për një vëmendje më të shtuar të komunitetit të vendeve evropiane në sigurinë e stabilitetin më të madh në jugperëndim të Ballkanit, por dhe ndërhyrje më konkrete të tyre në ekonominë e vendeve të rajonit dhe thellimit të demokratizimit të tyre. Sidoqoftë , edhe ky samit është në rakordim e koherencë me një sërë takimesh të tjera që kanë në fokus Evropën lindore në përgjithësi, ndikimin në raportet e reja politike pas nisjes së luftës në Ukrainë dhe strategjitë e reja në një botë në ndryshim.

Takimi i ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s që u zhvillua dje më Bukuresht, është një nga piketat që përcakton se si do të luhet e ardhmja. Dhe kjo jo thjesht me verifikimin e çka po ndodh në Ukrainë si dhe me ndihmat ndaj saj për të përballuar dimrin dhe agresionin rus. Konceptet e reja transformimi të Aleancës Euroatlantike ishin thelbi që përcakton zhvillimet e mëtejshme. Kështu konceptet e lëvizjes me dy kohë, dhe idetë e pritshmërisë te shprehura e të mbrojtura më parë nga anëtarë me peshë të Nato-s, u vlerësuan dhe si shkaqe të përshkallëzimeve që sollën luftën në kufijtë e BE-së. Kështu qëndrimi i Gjermanisë dhe Francës, për të pritur dhe për të mos avancuar në anëtarësimin e Ukrainës e Gjeorgjisë në Nato, u panë si si një stepje që nuk mund të ripërsëritej në kohët e reja. Strategjitë e reja të aleancës për t”iu përgjigjur sfidave të realiteteve të reja, u prezantuan nga Sekretari i Përgjithshëm i NATOS, Stoltenberg. Në këtë ministerial u diskutua mbi mënyrat për forcimin e qëndrueshmërisë, zhvillimin e aftësive dhe ruajtjen e pavarësisë politike të aleatëve të NATO-s, të cilët janë më të ekspozuar ndaj kërcënimit nga lindja.

Lexo edhe :  STG-44 gjerman apo AK-47 sovjetik, lufta për të prodhuar armën efektive të këmbësorisë

Vëmendja e Aleancës merr një vlerë të shtuar në zonën e jugut të saj, një zonë ku ndodhet dhe Shqipëria. Në kët aspekt, së pari marrin rëndësi marrëdhëniet e reja midis BE dhe NATOS, sfidat e reja e të divesifikuara që të dy organizatat duhet të përballojnë së bashku, pasi pikërisht në kufijtë e BE janë dhe vatra të nxehta. Nëse në vëmendjen kryesore mbeten raportet e NATO me Rusinë dhe Kinën, BE ndodhet pikërisht në brezin kufitar.
E vëçantë dhe e rëndësishme për rajonin tonë është dhe miratimi i Raportit të NATO-s për Ballkanin Perëndimor, ku sipas ministres Xhaçka “ai thekson siç duhet rëndësinë strategjike të rajonit tonë për Aleancën. Shqipëria u rikonfirmua edhe në këtë ministerial jo vetëm anëtar i denjë i aleancës por një faktor kyç në stabilitetin e rajonit dhe mbarë vendeve aleate në këto kohë të trazuara për të gjithë globin”.

Ajo çka vihet re është se jemi në një botë në lëvizje dhe në riformatim të plotë. Një riformatim marrëdhëniesh e raportesh, ndryshimet në shkallë globale të të cilave jo pa gjasë mund të sjellin dhe përplasje e konflikt. Dhe në rreshtime, dhe popujt e vegjël kanë rolin e tyre.

Të fundit

Shkencëtarët kinezë krijojnë një krem ​​të ri kundër diellit që ftoh lëkurën

Shkencëtarët nga Universiteti Tsinghua i Kinës në Pekin kanë krijuar një krem ​​të ri kundër diellit që jo vetëm...

Cilat janë planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së?

Zotimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të sjellë ndryshime në qeverinë amerikane, nënkupton edhe reformimin e njërës prej agjencive kryesore të zbatimit...

Tjetër çmim për Cristiano Ronaldon, shpallet lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme

Cristiano Ronaldo sapo është shpallur lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme gjatë ceremonisë së ‘Globe Soccer Aëards’. Ky çmim vlerëson ndikimin e jashtëzakonshëm...

Njohja e pensioneve/ Manjani: Shqipëria ka finalizuar 20 marrëveshje me shtetet e BE

Zv. ministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, ka deklaruar në emisionin “Sheshi i Dollarit” se Shqipëria ka finalizuar 20 marrëveshje me shtetet...

Me lot në sy, Enada Hoxha pranon se ende ka ndjenja për Gerdin

Me lot në sy Enada Hoxha ka pranuar se edhe pas ndarjes nga Gerd Vaso ende ka ndjenja për këtë të fundit, me të cilin ka...

Lajme të tjera

Web TV