Ministrja britanike quajti shqiptarët ‘kriminelë’, Rishi Sunak telefonatë me Edi Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë gjatë kësaj jave një bisedë telefonike me kryeministrin e Anglisë Rishi Sunak.

Burime diplomatike në dijeni të zhvillimit të kësaj telefonate i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se kjo telefonatë është kërkuar nga kryeministri Sunak.

Me të gjitha gjasat tema kryesore e bisedës do të jetë çështja e shqiptarëve që mbërrijnë me gomone në Angli. Një shqetësim konstant i kohëve të fundit për kabinetin qeverisës të Rishi Sinak.

Ndërkohë një ditë më parë qeveria angleze hodhi idenë e vendosjes së Shqipërisë në listën e bardhë duke i mohuar automatikisht të drejtën e kërkim azilit.

Sipas gazetës Daily Telegraph kryeministria angleze 10 Downing Street, e zbehu mundësinë e një telefonate paraditen e kësaj të Enjteje mes Rishi Sunak dhe homologut shqiptarë Edi Rama. Pritet me interes të mësohet se cilat do të jenë kërkesat e kryeministrit të Anglisë, në një kohë kur Shqipëria në kohë rekord ka plotësuar të gjitha kërkesat e palës britanike.

Vitin e shkuar parlamenti miratoi në kohë rekord marrëveshjen e nënshkruar në Tiranë nga ish-ministrja e punëve të brendshme Priti Patel me homologun Bledi Çuçi për dënimin e shpejtë të shqiptarëve të cilët mbarojnë vuajtjen e dënimit në burgjet angleze.

Dy muaj më parë po në një kohë të shkurtër parlamenti shqiptarë ratifikoi memorandumin e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe në shkëmbimin e të dhënave në ato shqiptare me qëllimin identifikimin e personave shqiptarë me precedentë penal që mbërrijnë në Angli.

Sikurse dakordësimin e dërgimit të oficerëve shqiptarë të kontaktit në portin e Doverit Angli. Kryeministri Edi Rama e ka përsëritur thirrjen ndaj shqiptarëve për mos ta vënë jetën në rrezik e shkuar me gomone në Angli.

Lexo edhe :  Spiropali: Presim mbajtjen e dy konferencave ndërqeveritare BE-Shqipëri

Megjithatë pala angleze pretendon se deri më tani këtë vit kanë mbërritur 12.000 të cilët kaluan kanalin anglez me gomone që përbëjnë 30% të totalit të atyre që kanë mbërritur me gomone gjate Janar-Nëntor 2022./ Top Channel

Të fundit

Çfarë s’mund të jetë një ministër sot? (apo dje)

Nga Artan Fuga Është për të buzëqeshur kur dëgjon se debatohet se cili do të jetë profili i ministrave të...

Harakiri

Edison Ypi Sikur s’e dinim ne që mesi i botës është te huri ku Nastradini lidhi gomarin, por pritëm të na e mësojë Fevzo Varkari....

Ministria e Arsimit: S’ka celularë në klasë. Kush shkel rregullin, përjashtohet

Pas rregullores për vitin e ri shkollor, Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzim të ri me rregulla të rrepta për përdorimin e telefonave...

‘DASH mbështet drejtësinë’, gazetari: Berisha, ‘antiamerikan’ që cenon sigurinë e SHBA

Gazetari Fatos Mahmutaj komentoi për ‘Orën e Fundit’ vizitën e kreut të SPAK Altin Dumanit në Departamentin Amerikan të Shtetit. Mahmutaj tha se vizita...

Krijohet Operatori Kombëtar për Ujin, Rama: Paaftësia e bashkive, e frikshme!

Është zhvilluar ditën e sotme prezantimi i Operatorit të Ujit. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nënvizoi se nuk ka më kohë për...

Lajme të tjera

Web TV