Dua Lipa flet për spekulimet se do të performonte në Kupën e Botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dua Lipa ka treguar se ishte e pakënaqur me ‘spekulimet’ se do të performonte në Kampionatin Botëror shumë të diskutueshëm. Vendimi i FIFA-s për të mbajtur Kampionatin Botëror në Katar është rrethuar nga polemika – veçanërisht në lidhje me punëtorët emigrantë dhe komunitetin LGBTQ+, raporton DailyMail.

Këngëtarja shqiptare, e cila ka hedhur poshtë spekulimet se do të ngjitet në skenë në Doha, deklaroi se megjithëse nuk ka asgjë kundër Katarit nuk mund të performojë pasi ‘vërtet bie ndesh me bindjet e saj’.

Duke folur për Variety, Dua tha: “Kampionati Botëror është një mundësi vërtet unike për të kërkuar llogari nga Katari. Ata u zotuan për të drejtat e njeriut kur nënshkruan marrëveshjen për Kupën e Botës, të cilat nuk janë përmbushur në mënyrë të kënaqshme për të drejtat e punëtorëve emigrantë, të drejtat e grave, të drejtat LGBTQ+ dhe lirinë e shprehjes”.

“Çfarë mesazhi dërgon nëse këto premtime nuk do të thonë asgjë?”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare. Ylli i hitit “Neë Rules” shtoi se megjithëse nuk ka vullnet të keq kundër vendit, asaj “nuk i pëlqente të ishte mes spekulimeve se do të performonte për diçka që bie në kundërshtim me besimet e saj”.

Të fundit

Në Gjermani ka më shumë familje të mëdha, pjesa më e madhe e tyre me origjinë emigrantësh

Ka gjithnjë e më shumë familje me tre ose më shumë fëmijë në Gjermani. Shumë prej tyre janë me...

Shtëpia e Bardhë: Trump ratifikon marrëveshjen me Kinën për mineralet e rralla

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare me Kinën, njoftoi Presidenti i SHBA-ve Donald Trump gjatë një eventi. Marrëveshja u konfirmua edhe...

Grabitet shtëpia e Brad Pitt në Los Angeles! Hajdutët hynë në shtëpi me forcë dhe…

Shtëpia e aktorit Brad Pitt në Los Angeles është grabitur nga disa hajdutë. Tre persona hynë me forcë në banesën në Los Feliz përmes një...

Britaniket bombardojnë gabimisht San Marinon,  lënë të vrarë 35 civilë

27 qershor 1944 Më 1944, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, shteti i vogël dhe neutral i San Marinos u përfshi në mënyrë tragjike...

‘Telegraph’: Shqipëria kryeson listën e 10 vendeve më të mira evropiane për pushime

Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare, shkruhet...

Lajme të tjera

Web TV