PD nuk tërhiqet nga protesta e 6 dhjetorit , Berisha : Do shmangim përplasjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga protesta e 6 dhjetorit, edhe pse do të shmangë një përplasje me policinë.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se të drejtën për protest në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, opozitës ia garanton kushtetuta. Ai paralajmëroi edhe Ramën, duke thënë se përballja me të do të vijë më vonë.

“Ne do zbatojmë kushtetutën. Ne zbatojmë me përpikmëri kushtetutën. Kemi shpallur protestën tonë në bulevard, kushtetuta na autorizon të protestojmë në Bulevard. Edi Rama kërkon përballje, ne do përpiqemi ta shmangim atë ditë, por mund t’ia rezervojmë kur të dojë, atë ditë jo. Ai i bën llogaritë shumë gabim. Populli opozitar po përgatitet mirë për t’i dhënë përgjigjen që meriton”, tha Berisha.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Prokuroria e Elbasanit kërkon pamjet nga disa qendra votimi

Prokuroria e Elbasanit është duke kryer një hetim në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Prokuroria ka kërkuar nga KQZ...

200 euro për 2 shtretër dhe 1 çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit

Edhe të tjerët kanë det: kryeministri kroat me dëshpërim apelon te operatorët turistikë dhe gastronomia për përgjegjësi në politikat e çmimeve. Gazeta e njohur...

Po kullotnin bagëtitë me nënën e tyre, mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në...

Çfarë fitojmë nga fatura e qumështit?

Fatos Çoçoli Nga e hëna 14 korrik 2025, inspektorë të tatimeve, në bashkëpunim me punonjës të bashkisë dhe me policinë bashkiake, kanë nisur kontrollet në...

Detyroi pilotët të bëjnë ulje emergjente, kush është i riu shqiptar që tmerroi udhëtarët

I riu në foto është 23-vjeçari shqiptar, Mario Nikprelaj i cili tashmë po përballet me drejtësinë amerikane pas një sherri me stjuardesën gjatë një...

Lajme të tjera

Web TV