“Shpirti i saj të lihet i qetë”, Greg Rama flet për herë të parë për të fejuarën, vajzën që humbi jetën në tërmetin e 26-nëntorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greg Rama, djali i Edi Ramës ka dhënë në një intervistë ku ndër të tjera ka rrëfyer dhe dhimbjen e tij për humbjen e njeriut të dashur, Kristi Reçi, e cila humbi jetën bashkë me familjen e saj në tërmetin tragjik të 26-nëntorit. Në intervistën për gazetaren Fjona Meço, në “Euronews’, ai tregoi edhe për ekspozitën e tij të fundit “Ex Nihilo”. Ai u shpreh se ndjehet keq për lajmet që sheh në portale por pavarësisht sa e mërzit kjo gjë ai tha se nuk ka ndërmend të ngrejë padi ndaj portaleve.

“Le të mos e personalizojmë shumë këtë pjesë, por nëse pyetja jote është” “A ka lidhje sadopak kjo punë me ngjarjen fatkeqe të tërmetit”, sigurisht edhe ajo ka ndikuar. Ka ndikuar tmerrësisht shumë tek unë, dhe tek krijimtaria ime. Kristi ka qenë një mikeshë dhe më shumë se kaq.

E gjithë kjo histori portalesh, lajmesh…në rregull, unë e mirëkuptoj. Nuk ka qenë aspak me qëllime të këqija, por më vjen keq që në shumë raste është neglizhuar pjesa që shpirti i saj dhe i atyre që ikën bashkë me të, të lihet i qetë. Nuk janë lënë të qetë në shumë raste dhe për këtë më vjen keq.

Më vjen shumë keq. Tani ajo histori ka kaluar dhe nuk e kthejmë dot më fatkeqësisht, por më vjen po aq keq kur sa herë ju jepet mundësia të komentojnë, për shembull, ndodhi para pak kohësh me një shoqen time, me Xhesin, që u bë një lajm nëpër të gjitha portalet e mundshme që përflitet se është në lidhje me.

Shiko unë Xhesin e kam vetëm shoqe më kupton, dhe Xhesi është një vajzë shumë e mirë, është fat ta njohësh jo më ta kesh mikeshë dhe më vjen mirë që në këtë rast ishte Xhesi, e cila ishte shumë mirëkuptuese ndaj këtyre lajmeve sepse mund të ishte dikush tjetër.

Lexo edhe :  Bien sërish temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 14 janar 2025

Mund të ishte, nuk e di, dikush që nuk do e përjetonte aspak mirë një koment të tillë. Njëkohësisht titulli, një lajm që harroi ngjarjen e tërmetit, harroi Kristin dhe gjeti këtë tjetrën, këto janë për mua shumë abuzive, shumë të ftohta dhe për më tepër të pa drejta sepse nuk është fare kështu.

Nuk mund të jetë kështu. Më vjen keq jo vetëm për veten, sepse unë tani jam mësuar me lloj-lloj situatash, me lloj lloj komentesh dhe fantazish nga më të paimagjinueshme, por më vjen keq më shumë për të afërmit e saj, që vazhdojnë jetojnë sot e kësaj dite. Për ata nuk është e lehtë, nuk ka qenë aspak e lehtë dhe nuk ka për të qenë e lehtë. Unë e di këtë. Nuk mund të komentohen këto gjëra kështu.

Fare mirë dikush mund të vijë edhe të thotë: “Shiko ata kanë bërë diçka të padrejtë, të takon ty që t’i hedhësh në gjyq, që të vihet drejtësia në vend”, por nuk vihet drejtësia në vend duke u marrë edhe duke u përpjekur t’i mbushësh mendjen: “Shiko se kjo është e gabuar”, sepse edhe nëse vjen një moment që ata do ta kuptojnë që “Kjo është gabim, kjo është abuzive, kjo është e padrejtë”, fakti tragjik është që ata që ikën nuk i kthejmë dot më,”– tha Rama më tej.

Sipas mediave italiane, studentja Kristi Reçi që humbi jetën në tragjedinë e 26 nëntorit bashkë me tre familjarët e saj, ishte e fejuara e Gregut prej dy vitesh. Nisur nga postimet, Gregu ende s’e ka hedhur pas krahëve dhimbjen e ndjerë.

Të fundit

Kate Middelton: Sëmundja e kancerit po ma ‘fal’ jetën

Princesha e Uellsit tha një ditë më parë se është “në falje” nga sëmundja e shekullit, kanceri. Është një lehtësim i...

Unë isha atje, kur votuan 500 emigrantë të dehur, në mënyrë kolektive dhe të ‘detyruar’

Nga Kreshnik Spahiu Ishte dimër dhe në mbrëmje isha i ftuar për një darkë nga një grup i madh bashkatdhetarësh. Rrugët dhe trotuaret e Frankfurtit zbardhnin...

Mitsotakis propozon emrin për Presidentin e ri të Greqisë

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka propozuar kreun e Parlamentit, Konstantinos Tasoulas si kandidat për President të Republikës. Votimi për miratimin ose jo të propozimit...

Anulohet televotimi/ E gjithë shtëpia në nominim, kush do të largohet të shtunën?

Në mbrëmjen e djeshme, Zarfi i Zi i hapur në shtëpinë e “Big Brother” vendosi që tre banorë – G Bani, Jozi dhe Amber...

Ulja e çmimit të energjisë, OSHEE: Familjet kursejnë deri në 100 euro në vit

Duke nisur nga 1 shkurti 2025 qytetarët do të paguajnë një çmim më të ulët të energjisë elektrike me 8.5 lekë kWh. Po si...

Lajme të tjera

Web TV