Ikja e diplomates/ Berisha dhe raporti armiqësor me Yuri Kim  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar “limon të shtrydhur” ambasadoren në ikje Yuri Kim, duke e akuzuar si të ndikuar nga Rama dhe lobi Soros. Ambasadorja pati një përplasje të madhe me Berishën kur ai u shpall “non grata”. Në tre vite qëndrim në Shqipëri, Kim nuk u takua asnjëherë me Berishën, edhe pa u sanksionuar nga SHBA.

 I pari që po gëzon për largimin e ambasadores Yuri Kim është ish- kryeministri Sali Berisha. Është më shumë një “gëzim momental”, pasi si njohës i mirë i politikës, kreu “de facto” i PD-së e ka të qartë se kushdo që të pasojë Kim në detyrën e ambasadorit të SHBA-ve, Berisha nuk do ketë mundësinë e “raporteve normale” për aq kohë sa qëndron në fuqi vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen e tij “non grata”, me akuzën “korrupsionit masiv dhe minimit të demokracisë”. Në lojën e tij politike, Berisha ka shprehur mllef ndaj Yuri Kim, por jo aq ndaj DASH, i cili dha vendimin e tij për të shpalllur “non grata”. “Limon të shtrydhur”-e ka quajtur Berisha Yuri Kim, të cilës i kanë mbetur edhe pak javë për të mbaruar mandatin e saj 3 vjeçar si dipolomate kariere në Shqipëri. Berisha që kur u shpall “non grata” përdori një fjalor ndryshe ndaj ambasadores e cila e refuzoi emrin e Sali Berishës për tu bërë kryetar i Partisë Demokratike. Po aq “peng” do i mbetet Yuri Kim karriera e Sali Berishës në Partinë Demokratike.

Gjatë konferencë së djeshme për shtyp, lideri PD-së, Sali Berisha, e ka cilësuar ambasadoren Yuri Kim, si diplomat amerikan që ka dëmtuar më shumë marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në 110 vjet. “Në 100 vite marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve, nuk ka pasur ndonjëherë një diplomat amerikan që të ketë dëmtuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane më shumë se Yuri Kim. Sjelljet dhe veprimet e saj në Shqipëri nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat perëndimore të vendeve të lira, me parimet dhe nenet e konventave ndërkombëtare të respektimit të sovranitetit të një vendi, të respektimit të ligjeve të një vendi, por mbi të gjitha të respektimit të vullnetit të qytetarëve të zgjedhur”, është shprehur Sali Berisha. Sipas ish-kryeministrit, “ajo zhvilloi një veprimtari tepër të padenjë për përfaqësuesin e një vendi të lirë, vendi partner, vendi mik.

Lexo edhe :  Kush do jenë ministrat e rinj? Gazetarja zbërthen planet

I ka lejuar të thërrasë në radhë si të ishin ushtarë, deputetët e Kuvendit kundër Sali Berishës, duke i përpunuar dhe kërcënuar. Kërcënimet, ofendimet e saj ndaj demokratëve, se do hanë bar nëse mbështesin Sali Berishën, dhunimi flagrant i sovranitetit të një vendi duke kërkuar mosfutjen e Sali Berishës në Kuvend, pasi kishte marrë mandatin nga sovrani, thirrjet ndaj elektoratit se kë duhet dhe kë nuk duhet të votojë, kundërshtimi i çdo konvente me kërcënimet ndaj gjyqësorit, këto janë akte të shëmtuara të saj”, është shprehur kryeministri Sali Berisha gjatë komunikimit me gazetarët. Berisha shtoi se e ka doleruar diplomaten amerikane për arsye. “Po mos të ishin dy faktorë, ndjenjat dhe admirimi im dhe i mbështetësve të mi ndaj SHBA-së, dhe agresioni barbar rus ndaj Ukrainës, zonja në fjalë nuk do të ishte toleruar kurrë. Me protesta paqësore, paqësisht do të ishte kërkuar largimi i saj sa më shpejt nga Shqipëria”, tha Berisha.

Të fundit

Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

Në një emision televiziv Belind Këllici zbuloi emrat e mundshëm të ministrave të ardhshëm në qeveri. Ai deklaroi se Tërmet...

Tjetër akuzë për përdhunim ndaj aktorit francez, Gérard Depardieu rrezikon 20 vite burg

Aktori i njohur francez Gérard Depardieu është akuzuar për përdhunimin e aktores Charlotte Arnould, njoftoi Gjykata Penale e Departamentit të Parisit, sipas burimeve të...

“Vdekja e Greqisë”, Elon Musk ndez debatin në rrjet me vetëm dy fjalë

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka shprehur këtë të martë shqetësimin e tij për krizën demografike që po përkeqësohet në Greqi, pasi raportet konfirmuan...

Kur natyra godet: Mbi 198 milionë dollarë humbje çdo vit, 5 mijë shqiptarë të prekur

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike...

Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se qytetarët shqiptarë kanë depozituar në platformën TXEX dhe të...

Lajme të tjera

Web TV