U sulmua teksa po raportonte në veri të Kosovës/ Gazetarja rrëfen përjetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Dorontina Bylykbashi ka përshkruar momentin e një shpërthimi, teksa ajo po raportonte për situatën në veri të Kosovës.

Në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu, Bylykbashi u shpreh se ishte një moment frikësues dhe nuk arriti të identifikonte se çfarë mjeti është hedhur.

Më tej ajo tregoi se sulmet filluan në momentin që mediat serbe u larguan dhe në vendin ku ajo po raportonte shiheshin persona të mashkuar që u përkisnin grupeve kriminale të zonës .

“Nuk mundëm që ta identifikonim se çfarë mjeti është hedhur. Në ato momente dëgjoja duke më thirrur kameramani. Nuk kam parë dot pas se çfarë ndodhi, por ishte një moment shumë frikësues pasi se kisha idenë se çfarë mjeti është. Kur u larguan mediat serbë filluan sulmet dhe dëgjohej edhe muzikë nacionaliste në ato rrethina. Atje shihen persona të maskuar të cilët u përkasin grupeve kriminale atje. Disa kishin mbuluar kokën me kapele dhe maska të zeza. Janë ato grupe që veprojnë ashtu’, tha gazetarja.

Ndër të tjera Bylykbashi tregoi se momentalisht, situata në veri të Kosovës është e qetë dhe numri i policëve të Kosovës, Eulex-it dhe KFOR-it janë shtuar.

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV