Policia greke ka nxjerrë pamjet kur një 19-vjeçar shqiptar vjedh dyqanin në shtetin grek. Sipas videos së kamerave të sigurisë së dyqanit, shfaqet 19-vjeçari, Marino Zërellari.
Ky i fundit teksa i afrohet lokalit dhe thyen me forcë derën prej xhami, hyn brenda për të vjedhur. Sipas policisë greke, i riu shqiptar ka vepruar edhe me dy bashkëpunëtorë të tjerë.Mediat greke shkruajnë se 19-vjeçari nga Shqipëria ka kryer të paktën 13 grabitje.