Tragjedia në Kanalin Anglez/ Ministria e Jashtme konfirmon: Nuk ka viktima nga Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të mërkurë në Kanalin Anglez, ku si pasojë e mbytjes së një varke, humbën jetën 4 emigrantë.

Ky institucion bën të ditur se asnjë nga viktimat, nuk ka kombësi shqiptare. Sipas disa informacioneve jo zyrtare, thuhet se një i mbijetuar, është shtetas shqiptar.

Katër persona janë mbytur pasi një varkë me emigrantë u ndodh në vështirësi teksa po kalonte Kanalin Anglez.

Sipas informacioneve të fundit, 43 persona janë shpëtuar, 30 prej të cilëve ndodheshin në ujë. Një operacion madhor kërkim-shpëtimi u zhvillua në ujërat mes lokalitetit të Kentit dhe Francës, nën kushte të vështira moti.

Episodi i rëndë vjen një ditë pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak njoftoi strategjinë e re për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm përmes La Manshit, duke e vënë theksin tek fluksi i emigrantëve shqiptarë.

Të fundit

E dua grafitin në Paris, por “tagging” është një version vizual i “manspreading”

Më quani një “bobo” të shtresës së mesme, por arti i rrugës me frymëzim nuk ka asgjë të përbashkët...

Robert De Niro zbulon rregullin e tij nr.1 të prindërimit në moshën 81 vjeçare

Aktori legjendar Robert De Niro, 81 vjeç, ka ndarë një nga këshillat më të ndjera për prindërimin, teksa rrit vajzën e tij 2-vjeçare, Gia,...

“A rrezikon mandati yt nga rinumërimi”? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas vendimit për rinumërimin e votave në këtë...

Pas sulmit me dron të Ukrainës, a ka ndryshuar ndonjë gjë për Putinin?

David French dhe Megan K. Stack shpjegojnë pse premtimet e shumta të Trump për të përfunduar konfliktin “për 24 orë” ishin thjesht fantazi. Pas një...

Kur ekrani prekte yjet, një kujtesë për kinemanë që jetoi në makinë

Përgatiti: Leonard Veizi Ishte një mbrëmje e ngrohtë pranvere, kur ndodhi një ngjarje që do të ndryshonte mënyrën se si njerëzit përjetonin magjinë e filmit....

Lajme të tjera

Web TV