Francë/ Festa e tifozëve kthehet në tragjedi, zbardhen detajet tronditëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E cilësuar një ndeshje me tone të forta politike, përballja mes Francës e Marokut ishte e bukur në fushë, por aspak e qetë në Francë.

Një 14-vjeçar humbi jetën në Montpellier, i goditur nga një makinë gjatë festimeve për kualifikimin e Francës në finalen e Kupës së Botës.

Adoleshenti ishte në turmën e marokenëve të cilët në momentin që panë një makinë me flamur francez, e rrethuan për t’ia marrë. Ndërsa në Paris, pas përplasjeve mes dy tifozerive u arrestuan 115 persona.

Nga njëra anë, ishin francezët që festonin fitoren, nga ana tjetër, ishin tifozët marokenë të zhgënjyer me rezultatin, të cilët gjatë këtij Botërori kanë festuar në mënyrë të zhurmshme.

Edhe në Nice, policia e pati të vështirë të kontrollonte turmën e tifozëve dhe i shpërndau vetëm duke përdorur forcën dhe gazin lotsjellës.

Rreth 10,000 policë dhe xhandarë u mobilizuan në të gjithë Francën për të mbikëqyrur tifozët e dy ekipeve, e megjithatë festa përfundoi me një viktimë.

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV