Urdhëroi djegien për së gjalli/ Ky është 61-vjeçari që u vra për 1 mln lekë nga e dashura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sigurohet fotoja e 61-vjeçarit Menduh Uldeda, i cili u vra në vitin 2017 për një borxh prej 1 mln lekë të rinj.

61-vjeçari u gjet pjesërisht i djegur dhe pjesërisht i dekompozuar në Kodër Shupal, vetëm disa kilometra larg Tiranës, në rrugën e Arbrit.

Për ngjarjen e rëndë në prangat e policisë kanë rënë Gazmir Ngota dhe Marjeta Karaj, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Besmir Karaj.

Viktima fshihej prej kohësh pasi kishte një borxh me vlerë 1 milionë lekë të reja ndaj të dashurës Marjeta Karaj.

Kjo e fundit së bashku me të birin, Besmir Karaj, dhe shokun e tij Gazmir Ngota arritën të kontaktonin në zonën e Xhamllikut Menduh Kurt-Dedën, i cili fshihej prej kohësh për shkak të borxhit të pashlyer. Ata e morën me forcë në automjet, shkuan në zonën e Alliasit dhe ushtruan dhunë ndaj tij. Më pas, vetëm i biri i Marjetës me shokun e tij e çuan në Kodër-Shupal. Atje e rrahën sërish, e lidhën me litar, i hodhën benzinë dhe i vunë flakën.

 

Të fundit

Meta i pandehur nga SPAK/ Avokati: Duhet të merrnin dhe Shkëlzenin…

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në një studio televizive komentoi vendimin e SPAK për të marrë të pandehur Ilir...

Nis monitorimi me kamera inteligjente në autostrada, gjoba aplikohet automatikisht

Autostradat kryesore në Shqipëri do të monitorohen me kamera inteligjente, por me implementimin e sistemeve do të nisë edhe gjobitja e drejtuesve të automjeteve...

Autostrada Tiranë – Qafë Kashar përfundon brenda vitit, shpejtësia e lejuar 130 km/h

Punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës po vijojnë me ritme të shpejta. Aktualisht, në fazën e dytë të tyre, janë realizuar rreth 50%...

Agjencia Ruse e Spiunazhit akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po vazhdon të dërgojë municione në...

“Fletërrufenë e Ramës do e shpartalloj në Gjykatë”/Meta nga qelia: Ja pse ndërrova avokat

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka dhënë përgjigje akuzave të ngritura nga SPAK, të cilat i ka cilësuar si fletë rrufe...

Lajme të tjera

Web TV