“Ne nuk kemi kohë për vjersha”, fëmijët në Rusi luajnë më kallashnikovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët në qytetin lindor Khabarovsk të Rusisë, kanë marrë armët dhe kanë garuar për montimin dhe çmontimin e tyre.

Gjashtëvjeçarja Daryana Tarasova arriti të vendoste të gjitha pjesët në vendin e duhur, duke formuar një Kallashnikov të plotë, gati për të gjuajtur. Edhe pse kaq e vogël, mamaja e saj tha se i është bashkuar njësisë “Ynarmia” – Lëvizjes së Kadetëve të Rinj të Ushtrisë Ruse. “Ne nuk mësojmë vjersha, por rregullat ushtarake”, tha mamaja e vogëlushes, Yekaterina Schukina, për Reuters.

Në garë morën pjesë 240 fëmijë. Fituesi ishte një 16-vjeçari i quajtur Igor Sokolov, I cili e montoi armën për 16,76 sekonda.

Një vajzë, Anastasia Dotsenko plagosi dorën teksa montonte armën e saj. Kallashnikovët janë armët më të përdorura nga ushtria ruse dhe ushtritë e shteteve që dikur kanë qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik.

Të fundit

“Festa e birrës”/ Korça mirëpriti mbi 10 mijë pjesëmarrës (FOTOT)

Korça mirëpriti nga 13-17 gusht “Festën e Birrës”, një event i përvitshëm që nxit turizmin në qytetin juglindor. Kryetari i...

Dikur e quanin “Brad Pitti francez”, transformimi i pabesueshëm i aktorit (FOTO)

Dikur ishte një prej “zemërthyesve” më të mëdhenj të Hollivudit, i cilësuar si “Brad Pitti francez”, Olivier Martinez sot është larg shkëlqimit të dikurshëm....

Nga diabeti te dëmtimi i mëlçisë, si aroma e trupit zbulon problemet në shëndetin tonë

Njerëzit lëshojnë përmes lëkurës dhe frymëmarrjes një sërë komponimesh kimike me aromë të veçantë. Disa prej tyre mund të jenë tregues të një problemi...

Ukraina ngre alarmin: Rusia nisi gjatë natës një nga sulmet e saj më të mëdha

Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se Rusia ka lëshuar 270 dronë dhe 10 raketa gjatë natës, në një nga sulmet e saj më...

Një anije me qindra tonë ushqim niset drejt Gazës

Pasi u nis nga Qiproja, një anije e mbushur me 1.200 tonë furnizime ushqimore për Rripin e Gazës i është afruar portit izraelit të...

Lajme të tjera

Web TV