Rifillojnë gjykimet në Lezhë, hapen 7 zyra të reja pas dëmtimeve nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lezhës ka rihapur shqyrtimin gjyqësor për të gjitha çështjen e regjistruara në këtë gjykatë.

Si pasojë e dëmtimit të ambienteve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Gjykata e Lezhës pezulloi pjesën më të madhe të proceseve gjyqësore.

Tashmë, çështje penale dhe civile, janë në process gjykimi, pasi 7 zyra të prokurorisë së Lezhës janë përshtatur në salla gjyqi dhe zyra për administratën e gjykatës së Lezhës.

Pavarësisht kushteve jo të mira, çështjet penale pas një periudhe një mujore të pezulluara, në datën 7 janar 2020, kanë rifilluar gjykimet.

Seancat gjyqësore zhvillohen në sallën e mbledhjeve të prokurorisë së Lezhës, ndërkohë në këtë periudhë të vetmet gjyqe që ishin të të pezulluara ishin proceset me karakter civil.

Që prej datës 3 mars 2020, kryegjyqtarja Ornela Naqellari, mësohet të ketë vendosur rifillimin e ushtrimit të shërbimeve gjyqësore për të gjitha kërkesat e depozituara në këtë gjykatë, që për fatin e keq godina e saj, pësoi dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit.

Tashmë që prej 3 marsit 2020 e në vijim edhe këto procese janë hapur, duke çuar në funksionimin e plotë të punës në këtë gjykatë. /Fjala.al

Të fundit

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme...

Pse këtë vit kemi zjarre më shkatërruese?

Nga Mero Baze Disa vatra zjarri këtë vit janë kthyer në katastrofa rajonale. Dy javë më parë, një zjarr i nisur në Rrëzomët e Delvinës,...

Dëme të mëdha nga zjarret, 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug

Zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes...

Përfundon Lufta e Dytë Botërore në Azi dhe lind dita enjohur si “V-J Day”

(Victory over Japan Day): Skena para dorëzimit Në verën e vitit 1945, Japonia ishte e rrënuar nga lufta pas katër vitesh luftimesh intensive në Paqësor. Më 6...

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e agjencisë së kundërzbulimit të këtij...

Lajme të tjera

Web TV