“SHBA do vazhdojë të jetë përkrah jush”/Yuri Kim jep mesazhin e madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim ka shprehur gatishmërinë e Uashingtonit për të mbështetur në vijimësi vendin tonë, veçanërisht pas ngjarjes tragjike të tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Duke  folur sot në takimin e Komitetit Shtetëror të Rindërtimit, në prani të Kryeministrit Rama, për transparencën e donacioneve të dhëna për rimëkëmbjen pas tërmetit tragjik, ambasadorja saktësoi se edhe pse shuma e dhuruar nga SHBA ishte simbolike, ajo do të vazhdojë të përkrahë Shqipërinë në procesin e rindërtimit.

SHBA janë të lumtur që jemi pjesë e donatorëve. Donacionet e dhëna janë shprehje të solidaritetit me popullin shqiptar, por përbëjnë edhe një investim simbolik e real për Shqipërinë, kështu që është kënaqësi për ne që shohim që po organizoheni për atë që duhet të jetë proces transparent”- tha ajo.

Sipas saj, “Për ne si SHBA është hera e parë që ju kemi qëndruar pranë në një moment të tillë të vështirë, por do të vazhdojmë të jemi krah jush të ofrojmë ndihmën teknike që mund tu nevojitet për tu siguruar që donacionet nga gjithë bota, por edhe tonat, të shpenzohen në mënyrën e duhur në përfitim të qytetarëve shqiptarë”.

Të fundit

Ndahet nga jeta personaliteti i shquar i shkencës akademik emeritus Bardhyl Golemi

Është ndarë nga jeta akademik emeritus Bardhyl Golemi, (1932-2025) personalitet i shquar i shkencës si dhe anëtar i asamblesë...

Historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj

Në Gazën e rrënuar nga lufta dhe uria, 12-vjeçarja Jana Mohammed Khalil Musleh Al-Skeifi është bërë shtylla e familjes së saj. E veshur me...

Rama pret në Kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School

Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri disa studentë nga Harvard Kennedy School. Teksa ka ndarë një video me pamje nga takimi me ta, kreu i...

SHBA do ndërtojë “mburojën e artë”/ Trump: Do të mbrojmë amerikanët nga çdo kërcënim

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar konceptin e tij për Mburojën e Artë të Shteteve të Bashkuara. Teksa fliste në zyrën ovale, krah Trump...

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja. Zona e veriut, më e prekura

Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si...

Lajme të tjera

Web TV