“Përgjaket” Athina, vritet një shqiptar dhe plagosen dy persona të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar është vrarë mbrëmjen e sotme në greqi dhe dy bashkëkombas të tij janë plagosur. Protothema shkruan se në polici është dhënë alarmi për të shtëna në një lokal në Nea Smyrni.  Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali të njohur në sheshin e Nea Smyrni, me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur, një prej të cilëve është grua.

Siç u bë e ditur, i armatosuri ishte duke qëndruar në një restorant i veshur me një maskë kirurgjikale për të mbuluar tiparet e tij dhe në një moment ai u doli nga vendi i tij i fshehur dhe hapi zjarr ndaj klientëve. Menjëherë pas kësaj ai ka nxituar të zhduket në këmbë në drejtim të panjohur.

Të dy të vdekurit dhe të plagosurit janë me origjinë shqiptare dhe ndodheshin jashtë lokalit. Një nga plumbat e gjuajtur nga i armatosuri ka goditur në shpinë një grua, e cila ishte padrone e lokalit dhe duket se është plagosur lehtë. Në vendngjarje policia ka gjetur tre gëzhoja 9 mm, ndërsa nga provat e para rezulton se bëhet fjalë për larje hesapesh.

Të fundit

Miley Cyrus zbulon problemin shëndetësor që e mbajti sekret!

Miley Cyrus gjatë një interviste të mërkurën në “The Zane Lowe Show” foli për frikën shëndetësore me të cilën...

Shqipëria voton Francën për të udhëhequr Rrjetin Evropian të Inspektimeve të Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ, Rrjeti Evropian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë, ku...

Droni i Policisë kap ‘mat’ 28-vjeçarin në Thumanë duke u kujdesur për serën me kanabis

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur në Thumanë të Krujës, në kuadër të megaoperacionit kombëtar anticannabis të koduar “Koordinata”. Përmes një njoftimi,...

Si e kam njohur unë Artan Lamen

Ulsi Manja Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës në vitin 2016 – por...

E rëndë në Tiranë/ Italiani ndërron jetë pas ndërhyrjes në një klinikë dentare

Një 63-vjeçar Italian ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe shkaku dyshohet të ketë lidhje me një ndërhyrje kirurgjikale që ai kishte bërë më...

Lajme të tjera

Web TV