Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë një konference të përbashkët me homologun e saj grek, Nikos Dendias bëri me dije se gjatë takimit u diskutua lidhur me marrëveshjen e detit,ku theksoi se ka vullnet për kompromis për referimin e kësaj çështjeje në Hagë.
Gjithashtu ajo tha do të punohet edhe për një marrëveshje për pensionet nga e cila do të përfitojnë shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi.
“Kemi mirëkuptim për të trajtuar dhe për të kërkuar zgjidhje për të gjitha çështjet, një nga ajo, ishte dhe marrëveshja me detit, të dyja palët kanë vullnetit për një kompromis për referimin e çështjet në Hagë, bashkëpunimi, si fusha sociale, kultura, janë ura për thellimin e bashkëpunimit.
Produkt është edhe kërkesa jonë për negocimin dhe nënshkrimin për pensionet, nga i cili do të përfitojnë dhe shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri, sa i përket situatës në rajon, por edhe më tej, Dendias vjen nga një tur rajonal, folëm për rajonin dhe Europën, dënojmë sulmin në Ukrainë, integrimi i Ballkanit perëndimor merr përparësi dhe përfshin dhe Kosovën. Greqia është mbështetesë për integrimin tonë dhe më lejo të të falenderoj, për këtë proces jetik”, tha Xhaçka.