Nga politikane në moderatore, Grida Duma tregon arsyen pse mori këtë vendimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grida Duma, e ftuar në “Goca dhe Gra”, ka treguar përballjen e saj të parë me botën e televizionit dhe moderimin. Ajo ka treguar se çdo gjë ndodhi shumë shpejt, megjithatë pjesa më e vështirë për të mbetet përfshirja në debate politike, gjë e cila për të është një sfidë.

“Nuk do të bëhem ndonjëherë plotësisht kolege në media por trendi i ri mund të thuhet me pak mungesë modestie e kemi krijuar nga politika në media. Por është një gjë që ndodh. Ndodhi gjithçka shumë shpejt, në mes të javës bëra deklaratën e lënies së mandatit dhe të hënën kam hyrë në emision. Lëvizja ishte e vështirë sepse në politikë shikohesh si një individ i cili duhet të qëndrosh me lidership të fortë duhet të japësh qëndrime goditëse. Media kërkon tjetër lloj menaxhimi e argumentimi dhe vështirësia ime është që duhet të heq dorë nga mbajtja e qëndrimeve. Është bërë e personalizuar hapësira e komunikimit virtual. Këtë gjë e ka pësuar edhe politika, dëgjohet më shumë kush se sa çfarë. Është shumë e bukur kur njerëz që e njohin komunikimin e thonë që më shkon. Media më ka ardhur rrotull në vite por vendimi për të shkuar në media ishte totalisht i imi. Aty bëhet shumë politikë, ndonjëherë edhe më shumë se në parlament. Logjika e kimisë është se unë dua të njëjtin debat që do të kisha bërë vetë”, u shpreh Grida Duma.

Të fundit

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

8 gusht 1793 – Revolucionit Francez, shpërthen Kryengritja e Lyonit

Revolta kundër Konventës Kombëtare Më qershor 1793, në kulmin e Revolucionit Francez, shpërtheu në qytetin Lyon një nga kryengritjet më të fuqishme kundër pushtetit jakobin...

Në paradhomën e play-off-it

Nga ERVIN BAKU Egnatia dhe Dinamo City, dy skuadra shqiptare, dy prova karakteri në Europë. Egnatia, në një transfertë shumë të vështirë si Ljubljana, nuk u...

Lajme të tjera

Web TV