Manastirliu: Program i ri i mbështetjes së nënave me tre ose më shumë fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiliu deklaroi në Kuvend se nga Janari 2023 nis zbatimi i politikës së re të mbështetjes së nënave të papuna më shumë fëmijë, të cilave do t’i njihen si vite punë 5 vitet e para të kujdesit për fëmijën e tretë. Një nismë e iniciuar nga anketimi përmes këshillimit kombëtar, për mbështetjen e nënave me tre e më shumë fëmijë.

“Program i ri i mbështetjes së nënave me tre e më shumë fëmijë deri 18 vjeç, të cilët kanë të ardhura familjare deri në 100 mijë lekë, duke i njohur deri në 5 vitet e para të fëmijës së tretë edhe më shumë, e duke i subvencionuar nga shteti kontributet shoqërore e shëndetësore, do të jetë një program që do të jetë lehtësisht i aksesueshëm për të gjitha nënat që do të aplikojnë në këtë program nëpërmjet platformës online e-Albania.

Duke siguruar që çdo e dhënë të merret e kryqëzuar nga sistemet e databazave shtetërore, për ta bërë sa më të lehtë, sa më të aksesueshëm për të gjithë ato nëna që do të aplikojnë, në mënyrë të menjëhershme, duke pasur një përgjigje në kohë reale”- tha Manastirliu.

Duke folur për programet e mbrojtjes sociale, Manastirliu tha:

“Vetëm gjatë këtij viti ne rritëm më 20% masën e ndihmës ekonomike. Dyfishuam masën e ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë, pas dyfishimit të masës së ndihmës për nënat me tre e më shumë fëmijë. Po kështu, dyfishuam masën e ndihmës ekonomike për të moshuarit e vetmuar e pa pension social. Mbështetëm gjithashtu, personat me aftësi të kufizuara, ata para dhe tetraplegjik dhe të verbërit, duke filluar nga 1 tetori i këtij viti për ndihmën për konsumin e energjisë elektrike, masë e cila do të qëndrojë jo vetëm përgjatë këtij viti, por edhe gjatë 2023-shit e në vijim”-tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

Programi i ri i mbështetjes së nënave me shumë fëmijëve të cilave do ti subvencionohen nga shteti kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, nis zbatimin në janarin e vitit 2023. Një plan projekt të cilit i është përcaktuar një fond i posaçëm prej 600 milion lekësh në vitin e parë të zbatimit, sipas një skemë të kontrolluar për të gjithë subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.

Të fundit

Yuri Kim dedikim për Artan Lamen/ Ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë

Familja e Artan Lames, ish-kreut të Katadastrës Shqiptare, që u nda nga jeta pak ditë më parë ka përcjellë...

Gara brenda llojit në PS/ Braçe: Kam humbur miq!

Erion Braçe do të vijojë të jetë deputet i Parlamentit shqiptar, pasi ishte i dyti më i votuar në listën e hapur të PS...

Ethet e finales, Sneijder: “Inter më i matur, kjo datë do të mbahet mend gjatë”

Interi dhe PSG “përplasen” këtë të shtunë në Mynih, në kuadër të finales së madhe të Champions League. Ish-lojtari i zikaltërve, Wesley Sneijder është...

U godit me shpullë nga bashkëshortja, dëgjoni këshillën martesore të Trump për Macron

Presidenti Donald Trump i dha një këshillë shumë të thjeshtë homologut francez, Emmanuel Macron, kur u pyet lidhur me incidentin e ndodhur në Vietnam...

Fëmijët me më shumë ankth rriten me këtë lloj prindi

Çrregullimet mendore janë të pranishme edhe tek fëmijët apo adoleshentët, një realitet që po kuptohet gjithnjë e më shumë vitet e fundit, falë rritjes...

Lajme të tjera

Web TV