Jep dorëheqjen nga detyra drejtoresha e Hipotekës së Durrësit, Risiena Xhaja.
Edhe pse ende nuk dihen shkaqet e këtij vendimi, lajmi konfirmohet nga burime pranë Agjencisë së Kadastrës.
Xhaja që më herët mbante postin e zv.drejtoreshës së Përgjithshme të Kadastrës shqiptare, zëvendësoi një vit më parë Rajmonda Dashin për postin e drejtuesit të Durrësit.