Negociatat? CDU kritika SPAK-ut: Hetoni dosjen 184, përgjegjësi e juaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në grupin CDU/CSU nuk janë aspak të kënaqur me mënyrën se si Prokuroria e Posaçme SPAK i është shmangur dosjes 184. Në këtë dosje hetimore ndodhen përgjimet dhe materialet që dyshohet se provojnë shit-blerjen e votave në bashkinë e Dibrës në zgjedhjet e parakohshme lokale të vitit 2016-të.

“Është e papranueshme që të mos hetohet vepra penale e votëblerjes për të cilën eshtë shprehur qartësisht Bundestagu; dosja po hidhet si në patate e nxehtë nga zyrat e prokurorisë sa në Dibër e në Tiranë megjithëse përgjegjës për të është qartazi SPAK-u”, është shprehur Hans-Joachim Falenski, këshilltar i grupit parlamentar CDU/CSU.

Sa i përket negociatave, në Bundestagun gjerman shprehën gatishmërinë për të dhënë vendim pozitiv për Shqipërinë, gjithsesi kjo nuk garantohet nga Holanda.

“Ne sugjerojmë që kolegët holandezë të mos votojnë kundra negociatave por, sipas shembullit të Bundestagut, të vendosin po të duan një kusht të dhjetë apo të njëmbëdhjetë”, tha Falenski.

E pranishme në Bundestagun gjerman në Berlin, ku mbajt konferenca për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ishte edhe Odeta Barbullushi, këshilltare e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv/ministre e Jashtme.

Të fundit

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

Nga Spartak Ngjela Kur dëshirat e një individi pleksen me politikën, dëshira kryesore e tij është ajo për pushtet. Dhe kjo...

“Lonely Planet”: Ja udhëzuesi se çfarë duhet të dini për të vizituar Shqipërinë

  Vitet e fundit, duket se të gjithë po flasin për pushime në Shqipëri. Dhe sipas shumë udhëtarëve, viti 2025 është koha ideale për ta...

Pse Benjamin Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor

Propozimi për armëpushim në Gaza është një moment i rëndësishëm, por ka ende shumë pyetje pa përgjigje. Deri më tani dimë vetëm që Izraeli...

3 Korrik 1944: Çlirimi i Minskut dhe Operacioni Bagration

Më 3 korrik 1944, gjatë kulmit të Luftës së Dytë Botërore, trupat sovjetike çliruan qytetin e Minskut, kryeqytetin e Bjellorusisë, nga pushtimi nazist. Ky...

Horoskopi ditor, 3 Korrik 2025

Dashi Sot do jeni shumë dyshues në gjithçka dhe do stepeni të hidhni hapa përpara. Nëse jeni në një lidhje pranojini dhuratat që do ju...

Lajme të tjera

Web TV