Shqiptarët, të parët në botë për kërkesat për azil në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë shqiptarë ende kërkojnë të gjejnë shpëtimin si azilantë. Edhe për vitin 2019, në raport me popullsinë, Shqipëria ka shënuar numrin më të lartë të azilkërkuesve, duke u renditur kështu në vendin e parë me 59 aplikime për çdo 10 mijë banorë, sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), të përpunuara në raport me popullsinë. Madje lë pas me një diferencë të konsiderueshme, si Siria apo Afganistanit.

Monitor bëri përllogaritjet në raport me popullsinë për të pasur të dhënat të krahasueshme midis shteteve, ku për të disatin vit radhazi, Shqipëria e vogël rezulton e para në botë për aplikime në raport me popullsinë.

Sipas të dhënave të Zyrës Europian të Mbështetjes së Azilit, edhe si numër aplikimesh në vlerë absolute, Shqipëria renditet në 10 vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve.

Në raport me popullsinë, me një diferencë të theksuar, në vend të dytë renditen sirianët, të cilët në raport me popullsinë regjistruan 39 aplikime për çdo 10 mijë banorë, apo rreth 20 aplikime më pak se shqiptarët.

Në vend të dytë renditen afganët, ku për çdo 10 mijë banorë numri i aplikimeve ishte 17, ndjekur nga Venezuela me 14 aplikime, Iraku dhe Kolumbia me përkatësisht 9 dhe 7 aplikime për çdo 10 mijë banorë.

Ndër 10 vendet kryesore të origjinës Turqia, Irani, Pakistani dhe Nigeria kanë  një numër më të ulët aplikimesh në raport me popullsinë. Kështu turqit dhe iranianët kishin një normë prej 3 aplikimesh për 10 mijë banorë, ndjekur nga pakistanezët dhe nigerianët me 1 aplikim.

Aplikimet nga Shqipëria u rritën sërish në 2019-n

Të dhënat e Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO) bënë të ditur se në vitin 2019, aplikimet për azil nga Shqipëria ishin 22.9 mijë, me një rritje të lehtë prej 2% në raport me vitin e mëparshëm, duke iu kthyer tendencës rritëse pas katër vitesh radhazi kur numri i azilantëve po vinte në rënie.

Rreth 88% e aplikimeve ishin për herë të parë, kurse pjesa tjetër ishin aplikime të përsëritura. Numri më i lartë i kërkesave për azil ishte në mars, shtator dhe tetor, kur i kaloi 2 mijë në muaj.

Lexo edhe :  Pas USAID-it Musk kërkon të mbyllen Zëri i Amerikës dhe REL

Të dhënat e EASO tregojnë se në total ka një numër prej rreth 15 mijë rastesh që janë pezull. Përgjithësisht, mbi 90% e vendimeve për herë të parë që merren për azilantët shqiptarë janë negative, pasi Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt.

Të dhënat historike (shih grafikun) tregojnë se që nga viti 2013 ka një rritje të kërkesave për azil, që kulmoi në 2015-n, me rreth 68 mijë dhe më pas ndonëse erdhi në ulje, sërish mbeti më i larti nga shtetet e tjera të Europës që nuk janë pjesë e BE-së.

Në total, që nga viti 2013, janë rreth 200 mijë persona që kanë kërkuar azil në një nga vendet e BE-së.

Marrë nga Monitor.al

Të fundit

Ndryshon skema e TVSH në bujqësi, socialistët e demokratët bashkojnë votat

Komisioni i Ekonomisë bëri bashkë socialistët dhe demokratët për të votuar projektligjin e deputetit Erion Braçe, për të ndryshuar...

Britanisë i kushtoi 1 milionë paund për të dëbuar 47 shqiptarë me avion privat

Britanisë i ka kushtuar plot 1 milionë paund dëbimi i 47 shqiptarëve ilegalë drejt vendit tonë. Sipas gazetës “The Telegraph”, shqiptarët, të cilët u propaganduan...

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës:“Na duket sikur jemi në një ëndërr të keqe”

Anuela Ristani, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, ka folur në ceremoninë e 105-vjetorit të Tiranës kryeqytet. "Askush nga ne këtu dot nuk e kishte menduar që do ishim...

‘Tirana s’do tym e molotov’, Arta Dade:Uroj që Veliaj të bëjë luftën ligjore deri në fund

Ish-deputetja e PS-së Arta Dade mbajti fjalën e saj në ceremonine e organizuar nga Bashkia e Tiranes me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë. Dade vlerësoi figurën...

Stilistja e njohur shqiptare bie pre e grabitjes, publikon pamjet në rrjetet sociale

Stilistja e njohur shqiptare, Blerina Kllokoqi Rugova, ka rënë pre e grabitjes. Ajo ka postuar një video në rrjete sociale, në Instagram, ku shihet një...

Lajme të tjera

Web TV