Çfarë duhet të lini pas krahëve në 2023-in që të jeni të lumtur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fundi i vitit sjell me vete përmbledhjen e atij të mëparshëm dhe të menduarit se çfarë duhet të ndryshojmë.

Nëse doni të hyni në 2023 të lehtësuar dhe si një version më i mirë i vetes, filloni të punoni për të hequr qafe zakonet e panevojshme që dëmtojnë shëndetin tuaj mendor.

Ja cilat janë zakonet që duhet t’i eliminoni fillimisht, dhe që vazhdimisht po ju harxhojnë energjinë.

Mundohuni të mbani gjithçka nën kontroll

Zakoni për të monitoruar vazhdimisht çdo gjë, për të pyetur, sepse duket se diçka mund të shkojë keq, shkakton një ndjenjë të vazhdueshme ankthi. Dhe kjo është një rrugë e drejtpërdrejtë drejt stresit. Bëni n jë eksperiment si fillim me sjelljen tuaj, filloni të lehtësoheni nga disa përgjegjësi të marra përsipër dhe shihni nëse kolegët ose familjarët mund ta përballojnë atë. Nëse jo, ndoshta ju jeni duke mbingarkuar veten me detyrat e të tjerëve.

Ndaloni së duruari atë që nuk ju pëlqen

Kur tolerojmë faktorë që janë të pakëndshëm për ne, grumbullojmë acarim në vetvete. Mësoni të thoni “jo” për gjërat që nuk ju pëlqejnë. Nëse dikush ju ofendon, flisni hapur me atë person. Kur jeni të mërzitur dhe të ngarkuar me emocione, lëshojini ato në mënyrën që ju përshtatet më shumë, me ushtrime, ecni, këndoni, goditni jastëkun, shkoni për vrap…

Më në fund hiqni qafe mendimet e të tjerëve

Ka njerëz që e kalojnë tërë jetën duke u përpjekur të përmbushin pritshmëritë e të tjerëve, kanë frikë se çfarë mund të thonë ose mendojnë të tjerët për ta, kanë frikë të jenë vetvetja. Për sa kohë kemi frikë se dikush do të na gjykojë, ne distancohemi nga vetja, dhe luajmë role në jetë që u përshtaten të tjerëve.

Lexo edhe :  Shitet me një çmim rekord fanella debutuese e Kobe Bryant në NBA

Shmangni njerëzit që dëmtojnë vetëbesimin tuaj

Ka njerëz që kërcënojnë besimin e të tjerëve për të maksimizuar besimin e tyre. Mos lejoni që dikush të përfitojë nga ju. Mësoni t’i rezistoni njerëzve toksikë. Zgjidhni të jeni të rrethuar nga njerëz që ju duan, ju respektojnë, ju inkurajojnë të rriteni dhe gëzohen për suksesin tuaj.

Hiqni dorë nga zakoni i ruajtjes së gjërave të panevojshme

Hidhni çdo gjë që nuk është më e dobishme për ju në shtëpinë tuaj dhe në jetën tuaj. Pastroni zonën e apartamentit, desktopin, telefonin. Hidhni çdo gjë të vjetër dhe të panevojshme. Ndoshta ndryshimet e këndshme janë tashmë në pragun e derës, por nuk ka vend për to në jetën tuaj. Hiq të vjetrën dhe e reja do të vijë. Ky është ligji me të cilin qarkullon energjia.

 

Të fundit

VIDEO/ Gola dhe spektakël mes Barcelona dhe Inter, kualifikimi vendoset në Itali

Barcelona dhe Interi kanë dhuruar një përballje të parë spektakolare mes tyre në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, në...

Sulmi i Monika Kryemadhit: “Tedi Blushi ka qenë pa shtëpi, sot ka tri. Gruaja e tij…”

Deputetja Monika Kryemadhi ka hedhur sërish akuza ndaj sekretarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi dhe Blushi prej largimit të Monikës nga partia,...

Mister skandaloz për zgjedhjen e Papës! Kardinali “rinohet” me 11 muaj

Një ndryshim i pazakontë në dokumentet zyrtare të Vatikanit ka hedhur dritë mbi një mister të vogël, por me pasoja të mëdha: datën e...

SHBA vendos sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit

SHBA-të po vendosin sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit mes përpjekjeve të vazhdueshme të administratës Trump për të arritur një marrëveshje...

I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri: Ia kam lënë Zotit në dorë!

Për të pasur sukses në bujqësi nuk mjafton vetëm toka pjellore, duhet përvojë dhe durim përballë të papriturave. Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj...

Lajme të tjera

Web TV