SHBA- Dëshira e Naomi Judd për t’i lënë vajzat e saj jashtë testamentit të saj dhe dëshira e Bruce Willis për t’u lënë vetëm 1 mln dollarë nga pasuria e tij prej 250 milionë dollarësh vajzave të tij me Demi Moore kur ai të ndahet nga jeta, janë diskutuar gjerësisht në media, në 2022. Mirëpo, në të kaluarën edhe yje të tjerë befasuan shtypin botëror me dëshirën e tyre të fundit. Këto janë disa nga dëshirat e fundit më të pazakonta të emrave të mëdhenj në Hollywood, industrinë e muzikës dhe më gjerë.
Tupac Shakur
Vrasja e reperit, Tupac Shakur, në shtator të vitit 1996 mbetet një mister i pazgjidhur edhe sot e kësaj dite. Tupac nuk bëri një testament, por u sigurua të ndante një nga dëshirat e tij të vdekjes përmes muzikës së tij. Në këngën e tij “Jezusi i Zi”, ai u kërkoi miqve t’i tymosnin hirin. Anëtarët e grupit të tij, Outlawz, ndoqën dëshirën e tij. Siç u zbulua në media në atë kohë, muzikantët dhe miqtë e reperit bënë një cigare hashash dhe e tymosën me hirin e Shakurit.
Këngëtarja e muzikës pop Dusty Springfield la udhëzime shumë specifike në testamentin e saj. Jo për pasuritë e saj apo familjen e saj, por për macen e saj, Nikolas. Ylli i viteve ’60 kërkoi që macja e saj të ushqehej me ushqime të caktuara, të jetonte në një shtëpi të mbyllur me pemë, të qetësohej të flinte natën me disqet e saj të vjetra dhe… të martohej me macen femër të një shoku.
Simon Cowell
Simon Cowell , një nga personazhet më të famshëm të televizionit në botë, ka shprehur publikisht dëshirën e tij se si do të shpërndahet pasuria e tij kur të ndahet nga jeta. Krijuesi i ‘The X Factor’ dhe ‘Got Talent’ ka bërë të ditur se të gjitha paratë e tij do të shkojnë për bamirësi dhe jo për fëmijët e tij.
Bill Gates
E njëjta gjë ndodh me pasurinë e Bill Gates, një prej njerëzve më të pasur në botë. Pasuria e tij nuk do t’u kalojë fëmijëve të tij, por ata do të marrin një përqindje të vogël. Sigurisht, përqindja e vogël e pasurisë totale të Bill Gates arrin në 10 milionë dollarë.
Janis Joplin
Janis Joplin ishte një nga yjet më të mëdhenj të rrokut të kohës së saj. Sipas raportimeve, ai i ishte referuar vdekjes së saj dhe kishte theksuar se nuk dëshironte një funeral, ku të gjithë do të vajtonin për humbjen e saj. Kështu ajo u la 2500 dollarë disa miqve, duke u kërkuar që t’i shpenzonin në një festë.
Philip Seymour Hoffman
Kur aktori Philip Seymour Hoffman vdiq në vitin 2014, testamenti i tij bëri bujë ndërkombëtare dhe të gjithë po flisnin për një “dramë familjare”. Me shpresën për të shmangur kthimin e fëmijëve të tij në “fëmijë të fondeve të mirëbesimit”, Hoffman ia la gjithçka partnerit të tij.
Pasuria e Elton John vlerësohet rreth 500 milionë dollarë dhe këngëtari kishte shprehur shqetësim të madh se si do t’i shpërndante këto para kur ai të vdesë. Duke folur për Mirror, ylli britanik la të kuptohet se ai mund të mos ua lërë një përqindje të pasurisë së tij fëmijëve të tij.
“Është e tmerrshme t’i lëmë fëmijët një jetë plot pasuri. Ua shkatërron jetën,”- kishte theksuar ai.
Jeremy Bentham
Jeremy Bentham ishte thjesht një avokat britanik. Megjithatë, emri i tij fitoi shumë famë pas vdekjes së tij, sepse dëshira e tij e fundit ishte që trupi i tij të ruhej dhe të ekspozohej në University College London. Ai që e bëri atë të ndodhë ishte miku i tij më i mirë, Dr. Thomas Smith.
Alexander McQueen
Alexander McQueen u gjet i varur brenda shtëpisë së tij më 11 shkurt 2010. Dizajneri britanik i modës vdiq nëntë ditë pas vdekjes së nënës së tij. Ai kishte arritur të rregullonte shpërndarjen e pasurisë së tij dhe është karakteristike, se qenve të tij, të cilët i donte shumë, ndau 75 mijë dollarë.
Gene Roddenberry
Gene Roddenberry, krijuesi i Star Trek, shprehu dëshirën për t’u varrosur në hapësirë. Ai vetë ndërroi jetë në vitin 1991 dhe u deshën disa vite që ajo që kishte kërkuar të realizohej. Në vitin 1997, eshtrat e tij ishin të parat që u hodhën në hapësirë. E njëjta gjë ndodhi me eshtrat e gruas së tij në vitin 2009.