“Një motër e kemi në plan”, Veliaj zbulon dhuratën speciale që dëshiron t’i bëjë Kajanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë me publikun se si kaloi ky vit. Ai ka treguar për aktivitetet e shumta të zhvilluara në Tiranë si edhe për aktivitetet që do zhvillohen për të pritur ardhjen e 2023. Gjithashtu ai ka ndarë edhe detaje se si do e festojë ai me familjen ndërrimin e viteve.

Mes të tjerave Erion Veliaj ka zbuluar edhe dhuratën që do i bëj vogëlushit të tij Kajan, duke rrëfyer se do të jetë një lloj loje formuese, të cilat i pëlqejnë të dy, por gjithashtu shpreson se do i bëjë në këtë vit edhe një dhuratë tjetër edhe më speciale… “Ndoshta një motër, shpresojmë”, thotë Veliaj duke zbuluar kështu dëshirën e tij për të pasur një vajzë.

Rudina Magjistari: Si po e pret Kajani fundin e vitit dhe çfarë dhurate i ke bërë? E ke menduar, ia ke bërë, apo pret ende?

Erion Veliaj: Akoma s’ia kam bërë, e vetmja gjë që kemi marrë porosi nga mami Ajola , është “të lutem jo më topa në shtëpi se kemi thyer gjithçka”. Atij i vjen dhe shumë natyrshëm futbolli. Duam që këtë vit nga pranvera ta fusim në futboll. Ai ka shumë talent por Ajola tha të lutem jo më topa, nuk kemi më vend për topa se kemi thyer gjithçka. Kështu që këto lojrat formuese i kemi shumë qejf të dy babë e bir, këto si ‘puzzle’, kështu që mendoj se diçka e tillë do jetë. Shpresoj që nuk po e shikon këtë dhe nuk e nxorra dhuratën.

Rudina Magjistari: Ndërkohë si do e kaloni natën e ndërrimit të viteve?

Lexo edhe :  ‘Turpi i rinumërimit!’/ Braçe ankohet për votat: Po më shpallen të pavlefshme

Erion Veliaj: Ne gjithmonë e kalojmë në shesh se bëjmë numërimin mbrapsh të fishekzjareve. Kështu që ka vjet që jemi në shesh, se unë besoj se kur je i pari i qytetit duhet të jesh me qytëetin dhe ta fillosh mbarë me qytetin. Kështu që nuk është se bëjmë shumë pushim se në datë 31 jemi aty ëpr fishekzjarret kurse në datë 1 lind bebi i parë dhe bashkia ka një traditë shumë të bukur që çdo fëmije të porsalindur i jep shportën e bebes, duke qenë se qeveria jep çekun ‘cash’, bashkia jep shportqën ku ka panolinat, biberonin, kremin e bebes.

Rudina Magjistari: Unë uroj që do i bëni ndoshta edhe një dhurat më speciale gjatë 2023 Kajanit, se vazhdon të mbetet në planet tuaja.

Erion Veliaj: Ndoshta një motër, shpresojmë është në plan.

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV