Rrëzohet PD/ Kushtetuesja rrëzon opozitën për çështjen “Bechetti”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar me një deklaratë shtypi rrëzimin e kërkesës së opozitës për hetimin parlamentar për çështjen Bechetti. Sipas Kushtetueses, rasti i paraqitur nga opozita nuk plotëson kushtet.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kishin kundërshtuar refuzimin e mazhorancës socialiste për të ngritur një komision hetimor parlamentar në lidhje me çështjen Bechetti.E mbledhur në seancë plenare këtë të martë, trupa e Gjykatës Kushtetuese ka pranuar ta gjykojë çështjen në themel. Ajo vlerëson se pretendimet e deputetëve të opozitës, nuk çojnë në përfundimin se në rastin konkret plotësohen standardet kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor.Vendimi është marre me shumicë votash dhe pritet të zbardhet i plote brenda afateve të përcaktuara. Më herët mazhoranca socialiste kishte refuzuar të ngrinte një komision hetimor parlamentar mbi çështjen Bechetti, me arsyetimin se cenohet interesi i vendit, për sa kohë shteti ishte në arbitrazh me sipërmarrësin italian. Deputetet e opozitës e kundërshtuan këtë vendim dhe i kërkuan Kushtetueses të zgjidhte konfliktin juridik. Në njoftimi i Gjykatës Kushtetuese thuhet se Gjykata ka juridiksion për shqyrtimin e kësaj çështjeje, pasi vendimi nr. 9, datë 28.03.2022 i kësaj Gjykate nuk përbën gjë të gjykuar, për rrjedhojë as pengesë në aspektin kushtetues. “Kërkuesi plotëson kriteret e legjitimimit, pasi kërkesa është paraqitur nga i njëjti subjekt që ka kërkuar edhe ngritjen e komisionit hetimor. Në lidhje me themelin e pretendimeve, Gjykata nuk arriti në përfundimin se në rastin konkret plotësohen standardet kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor.Për sa më sipër, Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 77, 131, pika 1, shkronja “ç” të Kushtetutës, si dhe të neneve 54, 55, 56, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me shumicë votash vednosi rrëzimin e kërkesës”, thuhet në njoftim. Sipas Kushtetueses vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Të fundit

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit...

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën për ‘Shqipërinë 2030’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku lajmëron se nesër në orën 10:00  do të prezantojë një nismë të re...

Momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës pasi piu kafe me të?!

Prokuroria e Shkodrës në një njoftim zyrtar ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin Erdgys Arrazit, i cili është vënë në pranga për shkaktim...

J.Lo sjell tendencën e thonjve që duhet ta provosh patjetër

Edhe pse Jennifer Lopez ishte veshur yll, këtë radhë vëmendja është tek thonjtë e saj! Pas kapërcimit të stinëve, nga e kuqja e ndezur...

Destinacioni i turistëve, Gramshi çel sezonin turistik! Qytetarët festë me këngë e valle

Bashkia e Gramshit çel sezonin turistik. Këngë, valle dhe gatime tradicionale janë organizuar në Liqenin e Dushkut, ku mijëra qytetarë kanë ardhur me familjen...

Lajme të tjera

Web TV