Tensionet në veri të Kosovës/ Petkoviç: Kemi garanci të forta nga SHBA-ja dhe BE-ja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se kanë marrë garancitë “më të forta ndonjëherë” nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, për tërheqjen e serbëve nga barrikadat e ngritura në veri të Kosovës.

“Po e shfrytëzoj mundësinë për të dhënë lajmin e mirë se kemi marrë garancitë më të forta ndonjëherë nga SHBA-ja dhe BE-ja kur bëhet fjalë për kërkesat e serbëve, kushtet e tyre që të tërhiqen nga barrikadat”, tha Petkoviç. Petkoviq e cilësoi si lajm të mirë ndryshimin e masës së sigurisë të Dejan Pantçit, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

“Është një fitore e madhe, mbi të gjitha për popullin serb në Kosovë”, tha ai.

Ish-policit serb, Dejan Pantiç, autoritetet në Kosovë ia ndryshuan masën e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Ai ishte arrestuar më 10 dhjetor në Jarinjë, nën dyshimet për “sulmin terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Arrestimi i tij nxiti disa serbë lokalë të bllokonin rrugët në veri. Për shkak të barrikadave të vendosura, që nga 10 dhjetori, dy pikat kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak – janë të mbyllura.

Më 27 dhjetor, për shkak të barrikadave të vendosura në territorin e Serbisë, u mbyll edhe pika tjetër kufitare, ajo e Merdares.

Të fundit

Gramshi në flakë, Vengu dhe Hoxha: Janë marrë masat, nuk ka të zhdukur

Pas përhapjes së flakëve në disa fshatra të Gramshit, banorët e prekur janë evakuuar dhe po sistemohen përkohësisht në...

Zjarri shkrumbon objektin e kultit në Gramsh

Vatrat e zjarrit që kanë rrethuar Gramshin prej disa orësh kanë shkatërruar përveç pyjeve e banesave dhe një objekt kulti fetar. Bëhet fjalë për Teqen...

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka përfunduar aventurën në Ligën e Kampionëve pas një humbjeje të thellë 5-1 ndaj Qarabagut në ndeshjen e kthimit...

Tiranë, regjistrohet temperatura më e lartë e vitit 2025!

Emarta ka shënuar temperaturën me të lartë përgjatë kësaj vere në vend, ku termometri ka kapur vlerën 43.6 gradë sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Ndërkohë në...

Si po ecin bisedimet SHBA-Kinë për tarifat?

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë zgjatur “armëpushimin” tregtar për 90 ditë të tjera, vetëm pak orë para se të dyja ekonomitë më të...

Lajme të tjera

Web TV