Shuajti familjen Gushi/Igli Madani merret i pandehur. Drejtoi “Audin A8” me 160 km në orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Igli Madani, 23-vjeçari nga Tirana që përmes një aksidenti tragjik me makinën tip “Audi A8”, shuajti 4 anëtarët e një familje nga Patosi, është marë i pandehur nga prokuroria e Vlorës, për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin, ndodhi në 25 qershor 2021, në zonën e kripores në Vlorë, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të Eduard Gushit, Silvana Gushit dhe dy fëmijëve të mitur, Eva Gushi dhe Anastasia Gushit. Por përpos manovrave të rrezikshme që Madani kryevi në rrugë, duke u bërë shkaktar i aksidentit, tashmë ai po kryen manovra juridike në gjykatë, me qëllimin lirimin nga qelia.

Përmes avokatëve mbrojtës, Igli Madani, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë më të butë. Kërkesë kjo që është refuzuar nga gjykata e Vlorës. Sipas dosjes hetimore familja Gushi, kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Greqia në Shqipëri, ku po udhëtonin drejt Vlorës, për të qëndruar disa ditë me pushime.

Ekspertiza auto-teknike e kryer nga tre ekspertë, ka dalë në përfundimin se mjeti tip “Audi A8”, që drejtohej nga i pandehuri Igli Madani, ka lëvizur me një shpejtësi prej 160 km. Për shkak të kësaj shpejtësie, ekspertët thonë se është krijuar një goditje e fortë në mjetin tip “Toyota”, me të cilin lëviznin 4 anëtarët e familjes Gushi.

Në këtë aksident tragjik mbeti i plagosur dhe autori i këtij krimi, Igli Madani, si dhe dy shokët e tij, Fabio Lamaj dhe Glorsen Selimi. “Ora News”, mëson nga burime të sigurta se fillimisht kjo çështje penale, është dërguar në gjyq në muajin Maj 2022.

Lexo edhe :  Mbështetje për agroturizmin/ Rama fton emigrantët: Ejani punoni në tokën tuaj

Por gjyqtari Hektor Sinanaj, ka vendosur kthimin e akteve hetimore, me qëllim vijimin e mëtejshëm të hetimeve. Në vendimin e tij gjyqtari, ka kërkuar që prokuroria e Vlorës, të provonte përmes dokumentave shkresore, nëse autostrada Fier-Vlorë, është funksionale apo jo dhe pse nuk ishin vendosur, barrierat anësore në rrugë. Këto kushte kanë kërkuar dy muaj kohë për tu përmbushur dhe pas realizimit të tyre, sërisht prokuroria ka marë vendimin për dërgimin e dosjes në gjykatë, me të pandehur Igli Madani.

Tashmë kjo çështje ndodhet në proces gjykimi në seancën paraprake, ku pritet të zhvillohet në 17 janar 2023, për të vendosur nëse dosja do kalojë në gjykim themeli ose jo.

Të fundit

Rama dhe Berisha ngrenë “call-center” për Diasporën

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë angazhuar për pjesëmarrjen e Diasporës në proceset zgjedhore. Dy forcat politike kanë mobilizuar...

Trump, një nuse që do të nusërojë për herë të dytë

Thoma Gëllçi “Në u bëfsha dhe njëherë nuse, pa di unë të nuseroj” – një frazë e njohur shqiptare që përmbledh mësimin e marrë nga...

Afera ‘Partizani’/ Berisha paraqitet sot në SPAK, ‘mobilizon’ militantët në protestë!

 Ish-kryeministri Sali Berisha, i pandehur për aferën Partizani, do paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Kryetari i PD duhet të paraqitet në...

Kriptomonedha e Trump kap shifrën marramendëse, “$TRUMP” vlen më shumë se 68 mld dollarë

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump lançoi të premten kriptomonedhën e tij të parë, një “meme coin” e quajtur $TRUMP, e cila që atëherë është...

Lajme të tjera

Web TV