“Nuk më rezultoi si e prisja’, Jonida Vokshi flet hapur për burrin: E tmerrshme, , nuk njihet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj, regjisori Besnik Krapi kanë folur rreth marrëdhënies së tyre pas martese, në emisionin ‘Soiree’. Aktorja ka treguar se në punë, bashkëshorti i saj është shumë i rreptë. Ajo ka treguar se nuk ka asnjë lloj privilegji, madje në disa raste paguhet më pak.

“Jam gëzuar shumë që rastisi që ishte jo vetëm i fushës sime, por zgjodhi të jetë dhe të investojë në produksion, por nuk më rezultoi fare ashtu. Të punosh me Besnikun është e tmerrshme. Nuk njihet, është totalisht tjetër gjë, i them të më mbajë pak me hatër, nëse flasim për honoraret kur unë duhet të jem e privelegjuar sepse në darkë me mua fle, por absolutisht jo. Kaq meriton thotë dhe do ta bësh këtë rolin. Nuk kam asnjë lloj benefiti, përveçse vetëm kritika. Për mirë por…është shumë i keq në punë, nuk e them vetëm unë…”- është shprehur Jonida Vokshi për bashkëshortin e saj.

Në lidhje më këto fjalë, ka reaguar dhe bashkëshorti I saj, Besnik Krapi. Ai ka treguar se disiplina për një producent është një gjë e domosdoshme, dhe të gjithë duhet të trajtohen të barabartë.

“Disiplina absolute, s’ka rëndësi nëse është Jonida Vokshi apo ndonjë tjetër, për producentin nuk duhet të ketë asnje lidhje ajo punë, sa më të barabartë i trajton njerëzit aq më e mirë është ajo punë,”- është shprehur nga ana tjetër Besniku.

Çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Të fundit

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të...

Nga kosi te kokoshkat/ Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të konsumoni gjatë darkës

Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e urisë gjatë orëve të vona të natës. Fatkeqësisht, të ngrënit vonë shpesh lidhet me shtimin në...

Mjekët paralajmërojnë/ Mos e injoroni këtë simptomë të ftohjes nëse zgjat më shumë se..

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes,...

Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

Në vitin 2018, Liço u martua me Sara Hoxhën, bashkëpronare e Top Medias, dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti duket të kenë jetë të...

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve!

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet për Shtetësi dhe Emigracion të...

Lajme të tjera

Web TV