Rama përgëzon kryeministrin izraelit: Urime Bibi, shpresoj që të mbash premtimin dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka uruar Benjamin Netanyahu për mandatin e tij të gjashtë si kryeministër i Izraelit, 18 muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti.

Nëpërmjet një postimi në Tëitter, kreu i qeverisë shkruan se pret që Netanyahu të mbajë premtimin për të vizituar Shqipërinë.

“Urime Bibi @netanyahu në mandatin tuaj të 6-të si udhëheqës i Izraelit. Shpresoj shumë që mençuria dhe përvoja juaj e madhe do të shërbejnë si një vlerë e madhe e shtuar jo vetëm për Izraelin, por edhe për Lindjen e Mesme dhe Evropën!

Dhe uroj që më në fund të mbani premtimin për të vizituar Shqipërinë”, ka shkruar Rama.

Kthimi i Netanyahut për një mandat të gjashtë si kryeministër zgjat dominimin e tij prej më shumë se një dekade mbi politikën izraelite pas 18 muajsh në opozitë.

Fitorja e tij më e fundit zgjedhore çoi në krijimin e një koalicioni që përfshin ultranacionalistë dhe partitë fetare që dikur ishin në periferi të politikës izraelite.

Qeveria e tij premtuar të riparojë sistemin gjyqësor të vendit, të përshpejtojë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe të nxjerrë në pah identitetin hebre në jetën publike.

Këto plane kanë sjellë kritika nga strukturat e mbrojtjes, komuniteti i biznesit, sistemi arsimor, grupet LGBT+, zyrtarët ligjorë dhe pjesë të tjera të shoqërisë.

Të fundit

Horoskopi ditor, 21 Korrik 2025

ashi Gjate kësaj dite do zbuloni disa ane te tjera te karakterit te partnerit tuaj te cilat do iu pëlqejnë...

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi publikisht planin e taksave dhe...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Lajme të tjera

Web TV