“Ky ishte një vit i vështirë për demokratët”, Alibeaj: Berisha po mban peng opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Enkelejd Alibeaj thotë se viti 2022 ishte i vështirë për demokratët dhe tranzicionin e gjatë në Shqipëri.

Në një shkrim të shpërndarë në rrjetet sociale, Alibeaj thotë se të mundësh një regjim, siç e quan ai qeverisjen e socialistëve, duhet organizim i fortë, angazhim i strukturave dhe mbi të gjitha morak dhe vërtetësi.

Alibeaj nuk ngurron të akuzojë Sali Berishën se së bashku me Edi Ramën po mbajnë peng opozitën në vend, teksa thotë se po mbajnë peng opozitën në vend.

Mesazhi i Alibeajt:

2022 !

Ky ishte një vit i vështirë për demokratët dhe pa dyshim një nga më të vështirët e tranzicionit të gjatë për shqiptarët.

Në kushtet e një regjimi që ka hedhur rrënjë në çdo hallkë të shtetit,  ku drejtësia e ka gjithnjë e më të vështirë të jetë funksionale dhe e drejtpërdrejtë, ku opozita po kalon kohën më të madhe në përçarjet mes vetes dhe halleve personale, qytetarët e thjeshtë e kanë vërtet të vështirë të ringrejnë shpresën për ndryshimin që kërkojmë të gjjthë.

Të mundësh një regjim të instaluar nga hallka më e fundit dhe deri në majën e shtetit është një mision i vështirë, por jo i pamundur. Për ta bërë këtë, së pari, duhet të jemi të vërtetë me veten, me faktet, me atë që ndodh, dhe mbi të gjjtha me alternativën që mund të sjellë ndryshimin.

Të mundësh një regjim të mirëstruktuar patronazhist duhet një organizim i fortë, angazhim i strukturave partiake. Por mbështetja dhe vota e elektoratit të pavendosur, të qytetarëve të zhgënjyer nga banaliteti i politikës së ditës, është kusht i domosdoshëm për opozitën që të vijë në pushtet. Dhe për të bindur këtë kategori, opozita ka nevojë për alternativë dhe figura të pakompromentuara. Për politikanë të papërfshirë në afera korruptive, larg gjuhës së urrejtjes, linçimit. Sepse ky është modeli që shqiptarët kanë parë mjaftueshëm me Edi Ramën.

Lexo edhe :  KQZ numëron fletët e votimit në 229 kuti në të gjithë Shqipërinë, çfarë u vu re?

Të mundësh një regjim, mbi të gjjtha ka nevojë për moral dhe vërtetësi. Jo nga ato përbetimet e zakonshme të atyre që shahen e kërdisën, e më pas përtypin cdo gjë për hir të karriges. Intrigat, kurthet dhe hilet janë mekanizmat në duart e politikës së vjetër, që përpiqet të mbahet në këmbë me metodat komunistë. Me të njëjtat metoda, Edi Rama dhe Sali Bërisha mbajnë sot peng opozitën, e bashkë me të edhe ndryshimin që presin shqiptarët. Dy vjetërsirat e tranzicionit mbajnë njëri-tjetrin në skenën gjysmë të rrëzuar të politikës, me shpresën se pa njërin, as tjetri nuk do e ketë më të gjatë. Lojrat meskine, pazaret dhe marrveshjet, që ndër vite kanë bërë me njëri-tjetrin, i bëjnë të duken lojtarë të fortë, ndonëse të rrënuar nga hija e skandalevë dhe vula e non gratave.

Të mundësh një regjim duhet të largosh bashkë me të edhe të gjithë elementët që e mbajnë në këmbë. Dhe për të arritur këtë qëllim, nuk ka rrugë të mesme, nuk ka kompromise. Balta që prodhon regjimi dhe aleatët e tij, kurthet që ngrejnë dhe bullizmi që prodhojnë janë vetëm një pjesë e përpjekjeve për ta mbajtur në këmbë sistemin që kanë ngritur. Ajo që na bën ne të fortë është vendosmëria për t’u përballur me moral dhe vërtetësi. Me forcë dhe me kurajo. Mbi të gjitha, me dinjitet dhe më virtytin e çdo demokrati që beson se PD është forca e krijuar për të përfaqësuar dinjitetin njerëzor.

Me ikjen e 2022, të mundim regjimin dhe të lëmë pas shpifjet dhe mashtrimet

Të fundit

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Ilir Metën

Prokuroria e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ndërsa avokati i tij,...

Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO merr vendimin për Veliajn

Ka përfunduar seanca gjyqësore në Apelin e Gjykatës së Posaçme për kryebashkiakun në detyrë të Tiranës, Erion Veliaj. Trupa gjykuese vendosi të lërë në...

Alibeaj: Berisha i lumtur me 11 majin, pas maskës së mërzisë i lexohet kënaqësia

Deputeti aktual i Parlamentit, Enkelejd Alibeaj, i cili nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm, ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve te 11...

Euro bie në minimum historik, leku forcohet edhe ndaj monedhave të tjera

Monedhat kryesore të huaja kanë vijuar edhe këtë të mërkurë zhvlerësimin e tyre në raport me lekun. Kështu, monedha europiane Euro ka kapur nivelin më...

E çuan në spital pa ndjenja, humb jetën foshnja 5-muajshe, prindërit shqiptarë në pranga

Një foshnjë 5-muajshe ka ndërruar jetë në ishullin Paros në Greqi. Prindërit, të dy me origjinë shqiptare, janë arrestuar. Sipas mediave greke, nëna e fëmijës u...

Lajme të tjera

Web TV