Tragjike në Itali, zjarri i merr jetën një 17-vjeçari shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar 17-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një zjarri të rënë në një qendër pritëse për të miturit në Itali.

I lënduar mbeti dhe një 16-vjeçar ganez, i cili pësoi djegie të rënda, por u arrit të shpëtohej me helikopter.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën në Pasian di Prato, në provincën e Udines, Itali ku për pasojë një i mitur 17-vjeçar shqiptar humbi jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, përveç përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit, kanë ndërhyrë dhe po hetojnë edhe Karabinierët e Udines.

“Viktima është një djalë 17-vjeçar, një i ri shqiptar që ishte me ne për rreth një vit, një djalë shumë i mirë,” i tha Michele Lisco, menaxheri i komunitetit, i cili i përket organizatës jofitimprurëse Aedis , raproton Agjencia e lajmeve Ansa .

E njëjta organizatë jofitimprurëse menaxhon gjithashtu një grup apartamentesh në Carpeneto dhe një në Cargnaço, gjithashtu në provincën e Udine.

Të fundit

Ortodoksët shqiptarë luten për shëndetin e Papës katolik

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, pas lajmit për sëmundjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, ka ndarë një mesazh...

Pamjet bëhen virale, Elon Musk harron djalin e tij në eventin e Trump

Një video që tregon sipërmarrësin miliarder dhe CEO-n e Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, që harron pas vetes djalin e tij në një event...

Zgjedhjet e 11 Majit, KQZ regjistron 15 partitë e para politike

KQZ ka regjistruar 15 partitë e para politike, mes tyre Partia Socialiste, Demokrate dhe Partia e Lirisë. Në zgjedhjet e 11 majit është regjistruar partia...

Cilat ushqime ndihmojnë në shëndetin e zemrës?

Peshku, veçanërisht peshku i yndyrshëm, është i njohur për përfitimet e tij të jashtëzakonshme për shëndetin e zemrës, një fakt që është vërtetuar nga...

Zona këmbësore në ish-Bllok/ Rama: Parkimi i dyfishtë do krijojë lehtësi në trafik

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, u shpreh se kjo zonë do të jetë...

Lajme të tjera

Web TV