“Jonida Maliqi më ka 1500 euro borxh dhe një çantë” zënka me shoqen e ngushtë përfundon në gjykatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Jonida Maliqi më ka 1500 euro borxh dhe një çantë” zënka me shoqen e ngushtë përfundon në gjykatë

Alba Danaj, blogerja dhe njëkohësisht ish-shoqja e ngushtë e Jonida Maliqit, ka shpërthyer keq ndaj saj.

Me anë të një statusi në Instastory, Alba ka publikuar një deklaratë të Maliqit, e cila e ftuar në “Klanifornia”u shpreh se çantat super të vogla nuk i koncepton dot pasi aty nuk ke çfarë të fusësh.

Danaj ka thënë se Jonida është ‘fasadë’ dhe se fillimisht duhet të lajë borxhet që ka.

“Hahaha se në fakt u këpute duke blerë të mëdha. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë dhe pastaj fol e komento për çanta. Mjerë në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën,” shkruan Alba mbi foto.

Pas këtyre akuzave, Maliqi ka thënë se do ta padisë ish-shoqen e saj të ngushtë. “Faleminderit që më telefonuat. Shumë pak e bëjnë. Dua t’ju siguroj që s’i kam ngelur kurrë borxh askujt! Ndoshta më kanë ngelur. Megjithatë e vërteta nuk tradhton kurrë e nuk le askënd në baltë. Kushdo që akuzon duhet të bazohet diku. Zyra ime juridike këtë herë do të merret seriozisht me çështjen deri në fund dhe palët do marrin përgjegjësitë përkatëse,” u shpreh Maliqi për revistën Class.

Alba ka reaguar ndaj kësaj deklarate të Jonidës dhe ajo ka thënë që është gati. “Sinqerisht nuk kam nevojë për këtë dramë por shpresoj të ngelë me kaq. Ajo po të dojë le të merret me këtë gjë. Jam këshilluar me avokatin tim këtu dhe çdo mesazh do e përdor në rrugë legale dhe jo mediatike. Nuk dua të merrem më me këtë temë kaq banale”, përfundoi ajo.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV