Aston Villa i jep “leksion” Tottenhamit dhe merr tre pikët në Londër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tottenham zhgënjen në ndeshjen e parë të vitit 2023, pasi mposhtet në shtëpi 0-2 nga Aston Villa e Unai Emery. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte dukej “e dehur” nga festa dhe nuk arriti të dilte për asnjë moment në lojën e saj, duke marrë një tjetër rezultat negativ, pas barazimit 2-2 ndaj Brentfordit pak ditë më parë.

Nga ana tjetër Aston Villa shfaqi menjëherë “fytyrën” e trajnerit Unai Emery, duke u mbrojtur me kujdes dhe dalë rrezikshëm në kundërsulm, teksa golin e parë e gjeti me anë të Buendia në minutën e 50’.

Kur pritej reagimi i londinezëve të Antonio Contes, “villans” shënuan edhe golin e dytë me anë të Douglas Luis, duke vulosur suksesin në një transfertë mjaft të vështirë si ajo e “Tottenham Stadium”.

Kjo humbje komplikon ecurinë e Tottenhamit, që pasditen e djeshme u kalua nga Manchester United dhe tani mund të shohë edhe Liverpoolin t’i dalë përpara.

Të fundit

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK dorëzon në GJKKO bisedat në Sky Ecc

Është mbajtur në Apelin e GJKKO seanca ndaj kopshtarit të kompleksit “Golden”, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe...

Gara në sektorin teknologjik/ “Meta” lëshon aplikacion falas të inteligjencës artificiale

Meta, kompania mëmë e platformës Facebook ka bërë të ditur se ka lëshuar një aplikacion falas të pavarur të inteligjencës artificiale për asistentin e...

Oreksi i Italisë për dru nxit krizën e pyjeve në Shqipëri

Shqipëria ka humbur rreth 6.5% të sipërfaqes së saj totale pyjore gjatë 20 viteve të fundit. Kërkimet tregojnë se moratoriumi i vendosur nga vendi...

Milionerët e opozitës

Nga ARTUR  AJAZI Flasin dhe akuzojnë, sulen dhe premtojnë, por harrojnë se populli i njeh mirë. Harrojnë se shqiptarët i dinë kësaj opozite edhe “dhëmbët...

Mbi 1400 vrasje nga janari në qytetin meksikan/ Ekzekutohet anëtari i këshillit bashkiak

Një tjetër akt dhune tronditi qytetin Teocaltiche në Meksikë, pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Bashkiak, José Luis Pereira, u qëllua për vdekje teksa...

Lajme të tjera

Web TV