Pa Messi dhe Neymar, Lens mposht PSG dhe ngushton diferencën në renditjen e pikëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lens vijon të surprizojë në Ligue 1 dhe në ndeshjen e parë të vitit 2023 ka “hedhur në tapet” Paris Saint Germain, duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale dhe duke i shkuar më pranë në renditje, si për të treguar se është pikërisht ajo skuadra me të cilën do të garojë për titullin kampion.

Pa Neymar të pezulluar dhe Messin ende me pushime, kryeqytetasit e Galtier pësuan humbjen e parë pas më shumë se 9 muajsh, pasi disfata e fundit datonte më 20 mars të vitit të kaluar, në transfertën ndaj Monacos.

Sfida nisi menjëherë e vrullshme, me vendasit që morën avantazhin me Frankowskin në minutën e pestë, por festën e ndali Ekitike tri minuta më vonë, duke rikthyer baraspeshën.

Megjithatë Lens mori sërish avantazhin me Opendën në minutën e 28’, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ishte Claude-Maurice ai që shënoi golin e tretë, duke vulosur suksesin.

Me këtë fitore, Lens ngjitet në kuotën e 40 pikëve, në vendin e dytë, vetëm 4 pikë më pak se Paris Saint Germain, që vijon të kryesojë.

Të fundit

Enca Haxhia mahnit me një paraqitje elegante në rozë, ndryshe nga herët e tjera

­Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj me një paraqitje të veçantë...

Dumani: Përpjekjet për të cenuar pavarësinë e SPAK rrezikojnë kufijtë kushtetues!

Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi rëndësinë e rolit të mbledhjes së prokurorëve, për të cilin tha se ky mekanizëm duhet të gjetë më...

Hapet gara për drejtor të Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit

Përveç këtij kriteri bazë, aplikanti duhet të ketë shtetësi shqiptare dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë. Gjithashtu, brenda tre...

Vatër e re zjarri në Kukës, digjen 2 hektarë sipërfaqe në fshatin Mamëz

Paraprakisht janë rreth 2 hektarë sipërfaqe pyjore e përfshirë, por nxitur nga era, zjarri po zgjeron vatrën. Terreni malor nuk lejon përdorimin e mjeteve...

Në kujtim të viktimave të Srebrenicës, mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes

Në Bosnje e Hercegovinë nisi të martën Marshi i përvitshëm i Paqes, në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Gjatë tri ditëve të ardhshme,...

Lajme të tjera

Web TV