Nga sherri për faturën e tek të shtënat me armë, kryeprokurori jep detaje nga ngjarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e një kuksiani dhe plagosja e shokut të tij nga pronari i lokalit të natës “Cobra City” në Prizren dyshohet se ka ardhur pas sherrit për çmimin e lartë në faturë.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryeprokurori Admir Shala, i cili ka treguar dinamikën e ngjarjes, së rëndë.

“Sot në orën 04:10 policia ka marrë informata se ka pasur të shtëna me armë në lokalin “Cobra City”, në dalje të Prizrenit, rruga Prizren-Kukës. Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në këtë lokal me disa shtetas të shqipërisë, lidhur me pagesën e faturë së shërbimeve”, është shprehur ai.

Dyshohet se 31-vjeçari nga Kukësi, Visart Cengu, së bashku me shokun e tij Rufgen Shehu kanë debatuar me pronarin për shkak të faturë së lartë prej 400 eurosh. Më pas ata janë lagruar nga lokali dhe kanë hipur në makinë, por pronari Dibran Hoxha, një personazh i njohur për mediat, i ka ndjekur dhe ka hapur zjarr ndaj tyre.

Plumbat i kanë plagosur të dy, ndërsa Cengu ka ndërruar jetë pa arritur në spital. Policia mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi Hoxhën, ndërsa u gjetën edhe tre gëzhoja në tokë.

Të fundit

Si lindi jeta? Zbulohet ‘Qyteti i Humbur’ nën oqeanin Atlantik

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund...

Irani e sheh Shqipërinë si vend armik? Flet teologu shqiptar

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se në Iran Shqipëria nuk...

E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele apartamentin e ish-banores së Big Brother Vip, Franceska Muratit. Burime për mediat bëjnë me dije se banesa...

Flet shqiptari nga Irani: Kishim informacion për sulmin, uraniumi u largua më para

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani kishte informacione para...

Netanyahu i ndryshoi mendjen Trump-it me një telefonatë (prapaskena)

Pasi vendosi të sulmonte Iranin, presidenti amerikan Donald Trump donte të përqendrohej vetëm në bazën e Fordow, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bindi...

Lajme të tjera

Web TV