Nis shorteu “SIGUROHU ONLINE DHE FITO”/ SIGAL UNIQA, çdo muaj fitues e dhurata pafund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SIGAL UNIQA Group Austria nuk ndalet me surprizat dhe dhuratat fantastike, me të cilat
përpiqet të shpërblejë sa më shumë klientë, në çdo periudhë të vitit.

Shorteu “SIGUROHU ONLINE DHE FITO” është risia më e fundit e kompanisë më të madhe të
sigurimeve, i vlefshëm për të gjithë klientët që zgjedhin të blejnë nga celulari apo laptopi
siguracionet që u nevojiten.

Dhuratat janë të shumta dhe të ndyshme çdo muaj, ndërsa fituesit do të përzgjidhen në mënyrë
rastësore mes mijëra kuponave të blerjeve online.

Loja promocionale do të zhvillohet gjatë gjithë vitit 2023, me shorteun që do të hidhet LIVE në
Facebook-un zyrtar të SIGAL UNIQA.

Por si mund të bëheni pjesëmarrës në këtë lojë promocionale?

“Shumë thjesht! Të gjithë ata që blejnë me kartë bankare një siguracion gjatë periudhës 12
mujore në www.sigal.com.al qoftë siguracion prone, shëndeti apo automjeti, bëhen
automatikisht pjesëmarrës në lojën promocionale”, shprehet Nikolin Metaj, menaxher për web
dhe marketing digjital në SIGAL UNIQA Group Austria.

Por çfarë do të dhurojë SIGAL UNIQA çdo muaj?

“Check Up në një prej klinikave më të mira në Shqipëri

TeleShëndet (Aplikacioni që ju mundëson të keni mjekun me vete 24 orë të ditës, 7 ditë të javës)

Sigurimi i Pronës nga Zjarri dhe Fatkeqësitë Natyrore

Dhe në muajt që luan Kombëtarja Shqiptare e Futbollit bileta për të ndjekur LIVE në stadium
ndeshjet e djemve kuqezi”, thotë Skerdi Jareci, Menaxher për shitjet Online pranë SIGAL UNIQA
Group Austria.

Si do lajmërohen fituesit nga SIGAL UNIQA dhe ku do të tërhiqen çmimet?

“Shorteu do të hidhet çdo muaj LIVE në Facebook-un zyrtar të kompanisë. Por në rast
pamundësie për ta ndjekur atë, fituesi do të njoftohet përmes numrit të telefonit apo e-mailit të
klientit.

Lexo edhe :  Malltezi: Rama i bëri thirrje SPAK-ut të hetonte Berishën

Çmimet e fituara do të tërhiqen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të SIGAL UNIQA Group Austria,
në adresën “SIGAL Business Center”, Bulevardi Zogu I, Tiranë”, vijon Jareci.

Nëse kam fituar këtë muaj, a mund të fitoj sërish muajin tjetër?

“Po. Klientët fitues nuk përjashtohen nga pjesëmarrja dhe fitimi në lojën promocionale në muajt
pasardhës, për sa kohë plotësojnë kushtet e pjesëmarrjes në lojën promocionale dhe në atë
muaj”, sqaron Skerdi Jareci.

Shorteu dhe shpallja e fituesve do të zhvillohet konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, në
praninë e një perfaqësuesi të Autoritetit të Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit pranë Ministrisë së
Financave dhe përfaqësuesve të Degës Rajonale të Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj
Tiranë.

BLI ONLINE SIGURACIONIN QË TË NEVOJITET NË WWW.SIGAL.COM.AL DHE BËHU TI FITUES I
LOJËS PROMOCIONALE QË ORGANIZON KOMPANIA MË E MADHE E SIGURIMEVE NË SHQIPËRI.

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

Për çdo paqartësi, shkruani në:

E-mail: info@uniqa.al

WhatsApp: 068 60 62 829

Të fundit

Kush gabon, dënohet! Arrestohet pranë parcelës me ullinj autori i zjarrvënies

Policia e Shijakut thotë se “pas reagimit të menjëhershëm dhe profesional, u bë i mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin...

Rama i ulet në gjunjë Melonit, mediat italiane: E ka kthyer në ritual

Kryeministri Edi Rama, ka tërhequr sërish vëmendje më mënyrën e përshëndetjes që i bëri homologes italiane, Giorgia Meloni. Në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës që...

Liverpool kërkon 70 mln euro, Bayern tërhiqet menjëherë nga gara për yllin e sulmit

Edhe pse Bayern po vuan të gjejë një sulmues krahu, sidomos pas refuzimeve nga Florian Wirtz dhe Nico Williams, në Mynih kanë nisur të...

BE-ja do të dhurojë 2.3 miliardë euro për Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot një paketë mbështetjeje prej 2.3 miliardë eurosh për Ukrainën, për t'i ndihmuar vendin të...

Aksident në vendin e punës në Shëngjin, punëtori përfundon te Trauma

Një punëtor është aksidentuar rëndë ditën e sotme në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV