E futi ne sherr me gruan/ Xhevdeti lë pa fjalë Eni Çobanin: Ti me burrin tënd shkoni në..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Xhevdeti dhe Besnikja, një çift bashkëshortësh që kanë probleme me martesën e tyre.

Ata prej dy vitesh janë ftohur me njëri-tjetrin sepse Besnikja në profesionin e infermieres qëndron gjatë gjithë kohës në telefon, flet me njerëz të ndryshme dhe kjo gjë e ka bërë Xhevdetin të dyshojë.

Ajo e ka sjellë në studio për t’i kërkuar që të kenë një martesë të lumtur dhe të mos krijojnë më situata të tilla sepse kanë 25 vite martesë. Madje edhe Eni Çobani është përpjekur që t’ja shpjegoj Xhevdetit ë duke i thënë se mban dy telefona dhe se është një mjet punë dhe komunikimi.

Xhevdeti i bindur për dyshimet e tij, nuk pranon krahasime dhe i thotë që nuk intereson farë për të dhe për burrin e saj.

Eni Çobani: Zonja paska 1 telefon, po unë kam dy, tani si i bëhet se unë kam dy?

Xhevdeti: S’dua t’ja di unë për ty e burrin tend.

Eni Çobani: Po mirë mo unë nuk të thashë ta dish për mua e për burrin tim.

Besnikja: Unë do e mbaj telefonin hapur sepse jam në punë ore. Unë nuk do humb dhe punën time se unë e kam jetën time.

Ardit Gjebrea: Pse çdo njeri që komunikon në telefon dhe dërgon një mesazh dhe qesh me këdo.

Xhevdeti: Po mirë nëse unë qesh me një femër, nuk bëhet xheloze ajo?

Ardit Gjebra: Po pse mo, unë qesh me motrën time, qesh me zonjën Eni, qesh me të gjithë kolegët e koleget, komunikoj, qesh.

Xhevdeti: Unë fshatin tim e njoh komplet, por është zë tjetër e fillon dhe qesh e më nxjerr nga dhoma.

Lexo edhe :  E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Ardit Gjebrea: Dhe ti i njeh të gjithë zërat e meshkujve të fshatit dhe nuk të duket ai zëri nga fshati yt.

Besnikja: Pse e dallon zërin nga telefoni, ti ja fut kot më kot dhe nuk di se çfarë flet, për zotin.

Në fund të seancës Eni Çobani është përpjekur që ta bashkojë çiftin dhe ta nisin sërish nga fillimi marrëdhënien e tyre pa dyshime, madje i premtoi se do ndihmonte dhe të birësonin një fëmijë, meqë nuk kanë mundur të bëjnë, por Xhevdeti nuk dorëzohet dhe nuk bindet. Ai vazhdon që të kundërshtojë Besniken dhe të mos e besojë. Në fund fare të emisionit ai u shpreh se nëse arrijnë të birësojnë një fëmijë, ai do qëndrojë me Besniken.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV