Peleshi zbulon premtimin/ “Pagat e ushtarakëve do të rriten çdo vit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nën shoqërinë e shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Arben Kingji, si dhe drejtorin i përgjithshëm AKMC Haki Çako ka bërë  ditën e sotme një bilanc të punës dhe arritjeve që janë bërë në vitin 2022.

Ai u ndal tek njësinë ushtarake të mbrojtjes kibernetike ku tha  se këtë vit kjo njësi do të plotësohet nga ana e kapaciteteve njerëzore.

Peleshi u shpreh se do të garantohen paga më të mira se në sektorin privat për të qenë konkurrues për shkak të kësaj kategorie.

“Një nga projektet e rëndësishme është njësia ushtarake e mbrojtjes kibernetike e cila ka marrë një peshë të re për shkak edhe të sulmeve kibernetike të vitit të kaluar.Po rekrutojmë ekspertë të rinj të sigurisë kibernetike. Kemi rritur pagat. Burokracia shtetëror nuk të lejon të dalësh nga kategoritë e pagave të caktuar. Qeveria po aplikon një regjim kompetitiv. Në tregun e punës këto janë profesionet më të mirë paguara. Mund ta sheshin veten edhe përtej kufijve pa qenë nevoja të lëvizin nga Shqipëria. Sepse shumë shërbime mund të ofrohen online. Nëse nuk jemi konkurrues në pagesa nuk rekrutojë dot staf. E kemi vendosur do të jemi madje, në institucionet e shtetit, do të kenë paga më të mira dhe se private. Deri tani kemi rritur ndjeshëm. E testuam me 7 vende pune që hapën në njësinë ushtarake për mbrojtjen kibernetike. Do krijojmë qendrën operacionale për sigurinë kibernetike. Viti 2023 do të jetë viti kur anëtarësimi ynë do ë jetë i plotë. Një sistem komunikimi tokë ajër tokë bëhet i mundur falë këtij partneriteti”, tha Peleshi.

Të fundit

Ankesa e re e Metës: Më është ndaluar për 14 ditë aktiviteti fizik!

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar për një dënim të ri disiplinor ndaj tij...

Tiranë, flakët ‘pushtojnë’ shtëpinë e legjendës Selman Stërmasi

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu sot një banesë të vjetër në zemër të kryeqytetit, pranë zonës së “Pazarit të Ri”. Falë ndërhyrjes...

Atmosfera në Romën e lashtë, nga aroma e temjanit deri te era e keqe e kanalizimeve

Plehra dhe temjan, djersë dhe erëza, mish dhe kufoma: një udhëtim nuhatës nëpër Romën e lashtë për të zbuluar përzierjen e fuqishme të aromave...

Adriatiku nuk ndan më, por bashkon! Modeli Italo-Shqiptar në qendër të Europës

Nga Monada Mehmetaj Myshketa, Strasbourg Në një votim te rëndësishëm që ka marrë jehonë të gjerë, Parlamenti Europian ka vendosur të mbajë në raportin...

Kanë shumë egoizëm! Xabi Alonso do u tërheqë veshin dy yjeve të Realit

Pas humbjes 4-0 me Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, Real Madrid ka nisur të bëjë bilancet. Në klub duan...

Lajme të tjera

Web TV