Gjebrea tregon rastin neglizhent: Fëmija po kalonte hekurat e jetimores, roja më tha…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas premtimit publik të Eni Çobanit në “Shihemi në Gjyq” se do të ndihmojë Luljetën dhe Fatmirin të birësojnë një fëmijë, Ardit Gjebrea sjell në vëmendje një rast që ka hasur personalisht. Moderatori i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan tregon se teksa kalonte pranë Shtëpisë së Fëmijës, pa një fëmijë që përpiqej të kalonte rrethimin e institucionit ndërsa roja qëndronte indiferent ndaj veprimit.

Ardit Gjebrea: Me gjithë kujdesin që tregojnë institucionet, do doja të tregoja një fakt që rastësisht kam qenë duke ecur më këmbë te Shtëpia e Fëmijës dhe shikoja rojen që ishte duke lexuar dhe nga ana tjetër e hekurave, një fëmijë kalonte hekurat e Shtëpisë së Fëmijës.

Unë e ndalova fëmijën që të mos kalonte dhe e njoftoj rojen dhe i them që të lutem lëre atë që po lexon, por merru pak me fëmijët sepse po kalojnë gardhin. Ai më thotë “këtë punë kanë ata”. Kështu që medalja ka dy anë ndaj ne dhe në “Ka Një Mesazh Për Ty” që kemi patur shumë raste që Bernardi dhe Dorina kanë gjetur prindërit biologjikë, kemi dëgjuar historitë e tyre.

Eni Çobani: Të jashtëzakonshme.

Ardit Gjebrea: Dhe kemi kuptuar që ashtu siç mund të rritet një fëmijë në një familje që birësohet, pa diskutim që nuk rritet dot në një institucion ku janë shumë fëmijë, ku ka një predispozitë të jashtëzakonshme për kujdes ndaj tyre, por ndonjëherë edhe një rast si ky që unë verifikova. Kështu që unë do t’i inkurajoja të gjitha ato familje që munden dhe që nuk kanë fëmijë që të birësonin dhe të krijonin dhe t’i jepnin një familje këtyre fëmijëve, të cilët, për një motiv apo për një tjetër prindërit i kanë lënë në jetimore. Por që të krijosh një familje, që të japësh një familje unë mendoj që është diçka hyjnore prandaj dhe e vlerësoj këtë moment që Luljeta bashkë me Fatmirin janë të gatshëm të birësojnë dikë dhe t’i japin një ngrohtësi në familje.

Të fundit

Dosja Xibraka/ Ish-prokurori Beci: Vendimi i pezullimit nuk është përfundimtar

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka komentuar vendimin e Prokurorisë së Posaçme për të pezulluar hetimet lidhur...

Emergjencat Civile: Rruga e Arbrit e pakalueshme pas reshjeve të dëborës

Emergjencat Civile kanë dhënë informacion në lidhje me situatën në vend, pas reshjeve intensive të dëborës. Sa u takon rrugëve, në qarkun Kukës, të gjitha...

Policia gjen 10 gëzhoja, viktima me precedent për tentativë vrasjeje

Burime për Report tv bëjnë me dije se ndaj 30 vjeçarit Kristian Marku është qëlluar me pistoletë. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur...

Moti i keq/ Balluku: Rikthehet energjia për 80 % të konsumatorëve të prekur.

Situata e furnizimit me energji elektrike janë përmirësuar në pjesën më të madhe të vendit. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se...

Spiropali: Kavaja, organizimi dhe fitorja më e veçante e qarkut Tiranë

Kreu i Kuvendit Elisa Spiropali, e cila është edhe një nga bashkëdrejtueset politike për qarkun Tiranë, ka prezantuar Pandeli Majkon, si deputeti që do...

Lajme të tjera

Web TV