“Po na fundoset toka nën këmbë”/ Qindra banorë evakuohen nga qyteti i shenjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet indiane kanë evakuuar qindra njerëz nga shtëpitë e tyre në qytetin Joshimath në shtetin verior të Uttarakhand, një vend i cili është i popullarizuar nga pelegrinët dhe nga turistët, për shkak të rrëshqitjeve të tokës.

Shkaku i përmbytjes në Joshimath ishte i paqartë, por banorët ia vënë fajin ndërtimit të rrugëve dhe tuneleve për një projekt hidroelektrik aty pranë.

Rreth 1,890 metra mbi nivelin e detit, qyteti Joshimath është një portë për në Badrinath dhe Hemkund Sahib, vende kryesore pelegrinazhi hindu dhe sikh në Himalaje, duke tërhequr dhjetëra mijëra besimtarë çdo vit.

Qyteti strehon rreth 25,000 banorë, dhe gjatë të dielës shumë janë detyruar të flenë jashtë në të ftohtin e acartë pasi thanë se kishin paralajmëruar autoritetet për javë e në disa raste muaj për çarje në ndërtesa dhe rrugë.

Në javët e fundit, janë raportuar çarje në më shumë se 600 shtëpi në Joshimath, duke bërë që autoritetet të zhvendosin banorët në vende më të sigurta, duke përfshirë hotele dhe bujtina, tha zyrtari qeveritar Himanshu Khurana.

 

Të fundit

Juventus mposht minimalisht Cagliarin dhe merr fitoren e katërt radhazi në Serie A

Juventusi regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Cagliarin me rezultatin 0-1 në duelin...

“Efkaristo poli”, pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës

“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse duhej t’u fliste greqisht shqiptarëve?! Kreu...

“Për ty shita 200 krerë dele!”/ Samiu i numëron gabimet të birit: U gënjeve në Facebook!

Në konfliktin mes Samiut dhe Mariusit në “Shihemi në Gjyq” ku babai i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, shtohet edhe diçka tjetër: kontributi...

Basha uron CDU-në për fitoren: Mbështetje e madhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një hap të...

Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

Lideri i CDU/CSU, i cili me shumë gjasa do të jetë kancelari i ri gjerman, shpalli pasditen e së dielës fitoren. Friedrich Merz foli për...

Lajme të tjera

Web TV