Fundi i një epoke, Diego Simeone do të largohet në fund të sezonit nga Atletico Madrid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapitulli i Diego Simeones në pankinën e Atleticos së Madridit është drejt fundit, E konfirmojnë këtë gazetarët e El Chiringuitos në Spanjë, të cilët raportojnë se trajneri argjentinas ka vendosur të largohet.

Sipas medias në fjalë, 52-vjeçari Simeone ka pasur një takim me presidentin e “Los Colchoneros”, Miguel Angel Gil Marin, të cilit i ka bërë me dije se në fund të sezonit do të largohet përfundimisht nga “Ëanda Metropolitana”.

Vendimi i Simeones duket se ka ardhur pas rezultateve të dobëta që skuadra ka marrë në dy sezonet e fundit, teksa edhe në këtë aktualin, Atletico duket se nuk po arrin të konkurrojë me dyshen Barcelona e Real Madrid.

Vetë argjentinasi duket se ka kuptuar që koha e tij në Madrid ka përfunduar dhe dëshiron të largohet në kohë, për të lënë kujtime të mira, por edhe për të provuar një eksperiencë tjetër, në një tjetër kampionat.

Diego Simeone mori drejtimin e Atleticos së Madridit më 23 dhjetor të 2011-ës, duke zëvendësuar aty Gregorio Manzanon dhe që atëherë hapi një cikël mjaft të suksesshëm në klubin kryeqytetas, pasi ka sjellë trofe mjaft të rëndësishëm si dy herë titullin kampion në La Liga, dy herë Europa Leaguen, dy herë Superkupën e Europës, një herë Kupën e Mbretit, një herë Superkupën e Spanjës dhe ka dërguar dy herë skuadrën në finalen e Ligës së Kampionëve.

Të fundit

Çfarë ndodhi? Shakira anulon dy koncerte radhazi

Shakira ka anuluar dy data radhazi turneu në Amerikën e Veriut – në Boston dhe Uashington D.C. – për...

Këngëtarët rrisin tarifat për sezonin e verës/ Ja sa kërkojnë për një natë në koncert

Sezoni veror daton edhe me pikun e aktiviteteve për artistët shqiptar. Të shumtë janë këngëtarët që sjellin produksione të reja pikërisht në këtë sezon,...

Berisha godet të vetët/ Zgjodhën rrugën e gabuar!

Katër kandidatët humbës sipas Sali Berishës zgjodhën rrugën e gabuar për të kërkuar rinumërimin e votave të tyre. Kryedemokrati e cilësoi keqkuptim ankimimin e Alimehmetit,...

“I dashur Edi”, Berisha i kthen përgjigje letrës së Ramës

I dashur Edi, Të falenderoj për letrën që më shkrove dje, duke shprehur mirënjohjen tënde për gjithçka që kam bërë që ti të fitosh mandatin...

Subvencionet ndikojnë tregun/ Fermerët ankohen për konsumimin e perimeve të importit

Shqiptarët tryezën nuk e shtrojnë me produktet e vendit, por me ato të importit. Domatet e Vladimir Çelës nga Karbunara e Lushnjës, si treg të...

Lajme të tjera

Web TV