Lajçak takohet me Escobar, cilat janë hapat e radhës në dialogun Kosovë- Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar sot një takim me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin ka biseduar për hapat e mëtejmë në dialog.

Lajçak, në një postim në Twitter, ka thënë mezi pret bashkëpunimin e ngushtë me Escobarin.

Harta e hapave të mëtejshëm në dialog me kolegun dhe mikun tim amerikan nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Escobar. Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë shumë të ngushtë në vitin 2023”, ka shkruar Lajçak

Lajçak sot ka takuar edhe Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyin, me të cilin gjithashtu ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi. Ndërsa, një ditë më herët, Lajçak dhe Escobar në selinë e NATO-s, kanë zhvilluar një takim të dobishëm me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana.

Diskutuam zhvillimet e fundit në dialog, duke përfshirë veriun e Kosovës, bashkëpunimin BE-SHBA-NATO dhe rrugën përpara. Mirënjohës për mundësinë për të adresuar gjithashtu bashkërisht çështjet në NATO”, shkroi Lajçak.

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV