Valteri për PS: Tradhtuat “babagjyshët e krimit”, vitin tjetër do ju duhen prap

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Grupit Parlamentar Demokrat, Halit Valteri ka ironizuar aksionin e Operacionit Forca e Ligjit. Në seancën e sotme plenare ku u diskutua dhe u votua për pakten AntiKÇK, Valteri u shpreh se aksioni i OFL-së nuk e ka goditur krimin, por është më shumë një shfaqje përpara kamerave.

Tradhtuat babagjyshët e krimit, iu drejtua Valteri deputetëve të mazhorancës, por deri vitin tjetër, kur t’ju duhen prap për zgjedhje “çunat problematikë”.

“Qytetarët janë të bindur se ju nuk i keni duart akullore, prandaj ju mungon vullneti politik për të arrestuar familjarët tuaj. Qytetarët ju njohin mirë kush jeni, siç njohin mirë emrat e kriminelëve. Ju keni një të mirë si hajdutë, vidhni dhe nuk dini ta fshihni plaçkën sepse nuk i trembeni ligjit. Ditën që do të arrestohet njëri prej jush, ditën që do të shembet miti juaj i pandëshkueshmërisë, atëherë njerëzit do të binden se ‘trima’ në këtë vend të bekuar nga Zoti nuk ka patur, por disa të marrë guxuan të kthehen në miliarderë me vila nga 2 milionë euro me rroga nëpunësish shteti”, u shpreh ndër të tjera deputeti Valteri nga foltorja e Kuvendit.

Të fundit

Ku i ka provat Saliu?

Nga Spartak Ngjela Ish-kryeministri Sali Berisha, në të njëjtën kohë dhe kryetari i Partisë Demokratike, ka deklaruar se: "misioni i...

Mori mandatin e katërt/ Rama: Më ka zënë belaja me kolegët!

Gjatë intervistës me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), Rama fol për fitoren e tij në zgjedhjet e...

Martesat brenda fisit, ja qyteti i shkatërruar nga sindroma e veçantë

Në një nga zonat më të izoluara të Brazilit, në lokalitetin Serrinha dos Pintos, në veriperëndim të vendit, është zbuluar një përhapje shqetësuese e...

12 milionë turistë për 2024/ Rama: Do të preferoja që Shqipëria të bëhej një “Itali” e re

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), platforma globale...

Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake në Fier, disa të lënduar

Një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier, mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “ Ura e...

Lajme të tjera

Web TV