Prangosja e sekretarit të MF, Tabaku: U arrestua njeriu që ka çelësat e shtetit në dorë..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas arrestimit të sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Arlind Gjokutaj.

Tabaku thotë se Gjokutaj nuk është thjesht një sukses kundër korrupsionit, pasi ka qenë njeriu që kishte çelësat e shtetit në dorë, përgjegjeëi për kryerjen e pagesave dhe ekzekutimin e buxhetit.

Tabaku shprehet se sistemi i ngritur promovon korrupsionin, pasurimin e shpejtë dhe shfaqjet e jetës së luksit, teksa shton se lufta kundër korrupsionit duhet të kthehet në prioritet.

“Pa shkuar këtu, ne do të vazhdojmë të hedhim topin nga një fushë në tjetrën, do të numërojmë ushtarët specialistë të korrupsionit si statistikë nën moton e Stalinit “Një i  korruptuar është tragjedi, shumë janë thjesht statistikë”, shprehet ndër të tjera Tabaku.

Reagimi i plotë:

Një i korruptuar është tragjedi, shumë janë thjesht statistikë!

Sot është arrestuar Nëpunësi i parë autorizues – SP i Ministrisë së Financave i cili është autoriteti më i lartë në Republikën e Shqipërisë për ekzekutimin e të gjithë pagesave të buxhetit të shtetit.

Ky person ka pasur në përgjegjësi ekzekutimin e buxhetit, kryerjen e të gjitha pagesave, ndjekjen e të gjithë ministrive të linjës dhe pagesave të tyre.

Me pak fjalë, ky është njeriu që ka çelësat e shtetit në dorë dhe sot është arrestuar pikërisht sepse ato çelësa i ka përdorur sipas interesit dhe jo sipas ligjit.

Unë nuk pranoj dot më që kjo të quhet arritje, që të numërohet arrestimi i njeriut që ka çelësat e shtetit, si një statistikë dhe të tundet arrestimi i tij si trofe sa herë takojnë ndërkombëtarët apo sa herë shkojnë të raportojnë tek to.

Dikush duhet të mbajë përgjegjësi qoftë edhe politike për sa ndodh; pasi nuk është vetëm një Sekretar i Përgjithshëm, as vetëm dy ministra dhe as vetëm një deputet. Ne e dimë që janë më shumë. Shqiptarët e dinë.

Lexo edhe :  Adriatik Lapaj: "Nisim fazën e radhës, do ndajmë edhe bukën bashkë"

Ky sistem i ngritur promovon korrupsionin. Ky sistem nxit korrupsionin. Ky sistem nuk promovon vlerat e një shoqërie të shëndoshë, meritokracinë dhe tregun!

Sistemi që po flasim është ai i zyrtarëve që sot shihen si modele të lehta suksesi, pasi ekspozojnë qindra mijëra euro, stil jetese të papërshtatshëm dhe e gjitha se kjo vjen si rezultat i një sistemi të ndërtuar me kokëposhtë.

Për ta luftuar duhet një plan dhe mbi të gjitha vullnet politik; një vullnet jo denoncues dhe inkuizitor por një vullnet që e lufton atë dhe mbi të gjitha i hap rrugë një sistemi vlerash.

Hapi i parë është kthimi i Luftës kundër Korrupsionit në një prioritet kombëtar pasi nuk janë rastësi kaq shumë arrestime dhe madje nuk është as rastësi pse shqiptari largohet.

Pa shkuar këtu, ne do të vazhdojmë të hedhim topin nga një fushë në tjetrën, do të numërojmë ushtarët specialistë të korrupsionit si statistikë nën moton e Stalinit “Një i  korruptuar është tragjedi, shumë janë thjesht statistikë”.

Duhet bërë sot!

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV