Shkarkimi i 4 deputetëve nga PD/ Kikia: Fitorja e PS-së do të jetë absolute në bashkitë..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një lidhje “Skype” për Faxnews, analisti Mentor Kikia e konsideroi një ngjarje tragjike por njëkohësisht komike, shkarkimin e 4 deputetëve nga grupi parlamentar i PD.

Sipas tij ky ishte një vendim personal i Alibeajt dhe se e bëri për të mbrojtur veten e tij, për të mos ta shkarkuar atë nga drejtimi i grupit. Duke u ndalur te dy grupimet brenda në PD, Kikia shtoi se nuk do të bëhen bashkë jo vetëm në zgjedhjet e 14 majit por edhe më tej.

Kikia: Shkarkimi ishte një ngjarje sa komike edhe tragjike për vetë PD. Pse 4 dhe jo 3. Alibeaj duhej të mbrohej për mos ta shkarkuar nga grupi parlamentar dhe duke pasur parasysh numrin aktual të këtij grupi, u bë përjashtimi për të reduktuar firmëtarët e shkarkimit të tij nga grupi. Është për të mbajtur pozicionin .

Ky është një vendim personal i Alibeajt. Kjo është dëshmi e krizës që vazhdon, agonisë ku ndodhet PD dhe tregon që s’ka asnjë shans që dy grupet të bëhen bashkë jo vetëm në zgjedhjet e 14 majit por edhe më tej.

Nuk ka një shans që dy grupet të bashkëpunojnë. Alibeaj është duke luajtur kryetarësh, kemi një situatë të paprecedentë në PD, ku një grup ka kryetarin, strukturat, por nuk është legjitime, se nuk regjistrin në gjykatë, pjesa tjetër një grupim parlamentar, pa testuar ende sa mbeshtetes ka, vetëquhet PD. Në bashki ku do të ketë dy kandidatë të PD, fitorja e PS do të jetë absolute.

Të fundit

“Thethi nuk ka nevojë për rruspa”, Vangjeli: Shteti duhej të zgjidhte problemin e pronës

Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh me nota kritike në Log, News 24 ndaj aksionit të qeverisë në Theth për...

Asnjë e shtënë arme, asnjë i plagosur, rusët i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas

Një moment historik është shënuar në frontin lindor të Ukrainës, ku një grup ushtarësh rusë u dorëzuan për herë të parë pa u përballur...

Kukullat Labubu “pushtojnë” edhe Bebe Rexhën, fansat në panik

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Bebe Rexha, i është bashkuar njërit prej trendeve më të përhapura në rrjetet sociale kohët e fundit,...

1976 – Lojërat Olimpike në Montreal nën hijen e bojkotit afrikan

Më 17 korrik 1976, u hapën zyrtarisht Lojërat Olimpike Verore në Montreal, Kanada, në një atmosferë të trazuar nga tensionet politike ndërkombëtare. Ajo që...

Zjarr i madh pranë “Zonës 51” në Nevada, shpërthejnë teoritë konspirative

Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë bazës ushtarake të njohur si Zonja 51 në Nevada, duke shkaktuar spekulime të shumta nga adhuruesit e...

Lajme të tjera

Web TV