“2023 viti i ndryshimit”/ Meta zbulon se në cilat bashki do të kandidojnë emrat e PL-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së lirisë Ilir Meta, u shpreh mjaft optimist për zgjedhjet lokale të 14 majit.

I ftuar në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, meta tha se PL do të mbështesë të gjithë kandidatët e koalicionit opozitar, ndërsa theksoi se në 4 bashki do të jenë kandidatë nga partia e Lirisë.

Ndërkohë Meta theksoi se 2023-i do të jetë viti i ndryshimit.

Balla: Si shkuan muajt e parë të lirisë politike?

Meta: Unë mendoj se kanë shkuar shumë normalisht edhe ishte një përgatitje pikërisht për vitin e ndryshimit.

Balla: Jeni i bindur, se shifrat flasin ndryshe?

Meta: Nuk habitem unë nga sondazhet dhe lajmet, e dimë si funksionon. Shifrat flasin qartë 80% e shqiptarëve jetojnë në nivelet e varfërisë. Asgjë nuk e shmang ndryshimin i cili do të vijë në 14 maj.

Balla: E di këtë. Është misioni i çdo opozitës. Ju dukeni që e keni marrë opozitën e ,mirëfilltë, por duket sikur partia tjetër nuk është gati për një gjë të tillë.

Meta: Nuk shoh luftë civile. Shoh një pengmarrje të vulës së PD nga shteti i kapur nga Rama.

Balla: Si do funksionojë koalicioni juaj?

Meta: Për ne të gjithë kandidatët e primareve janë kandidatët tanë. Natyrisht kemi 4 kandidatë që janë zgjedhur nga primaret.

Meta: Kuçovë, Përrenjas, Memaliaj dhe Skrapar. Por ne i konsiderojmë të gjithë kandidatët tanë, dhe do i mbështesim të gjithë kandidatët.

Të fundit

Bllokohen 30 mjete lundruese! 13 shqiptarë dhe të huaj u shpëtuan brenda një jave

Policia ka bllokuar dhjetëra mjete lundruese në zonat bregdetare të cilat kanë shkelur rregullat. Mësohet se në kuadër të...

Çfarë ndodhi sot në Shkodër? Dy shtetas konfliktohen, policia në vendngjarje

Një person ka plagosur me thikë një 33-vjeçar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin "Prek Cali", për motive të dobëta. Sipas policisë, i plagosuri...

50 gradë celcius? Pritet vala më ekstreme në histori!

La Repubblica shkruan se java e ardhshme do ta ndajë Italinë në dy pjesë. Veriu do të përballet me stuhi të forta dhe reshje...

Zbulohet mesazhi që prishi akordin e Nico Williams te Barcelona

Félix Tainta është agjenti i Nico Williams dhe vëllait të tij Iñaki, si dhe lojtarëve të tjerë të Athletic Bilbaos, dhe ishte ai që...

Vila romake u zbulua gjatë ndërtimit të shkollës, Gonxhja: Ndryshon projekti

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka vizituar ditën e sotme strukturën arkeologjike në qytetin e Durrësit, ku së fundmi është zbuluar...

Lajme të tjera

Web TV