New York Times rendit lumin e Vjosës si një ndër vendet e para që duhet vizituar në 2023!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lumi i Vjosës dhe lugina e saj është një ndër të parat në listën e vendeve për t’u vizituar patjetër për vitin 2023, sipas sugjerimeve të gazetës më të madhe amerikane The New York Times.

Media amerikane e cilëson lumin e Vjosës me një bukuri të rrallë dhe ekosistem unik. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka publikuar artikullin ndërsa thekson se qeveria këtë pranverë do të shpallë Lumin e Vjosës, Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Europë.

‘Mirëmëngjes dhe me mbretëreshën e lumenjve të Europës në gazetën më të madhe amerikane The New York Times, që sugjeron Vjosën ndër të parat në listën e vendeve për t’u vizituar me patjetër për vitin 2023, duke e cilësuar si bukuri e rrallë, ekosistem unik dhe me vendimin që do të marrim këtë pranverë e shpallim Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Europë, për ta bërë vitin 2023, vitin e Vjosës, ju uroj një ditë mbarë.’-shkruan Rama.

New York Times shkruan ndër të tjera se realizimi i këtij zotimi, i planifikuar të bëhet realitet në vitin 2023, do të krijojë një model global ruajtjeje duke ruajtur shtrirjen e vendit me kanione, e cila shkon nga malet Pindus në Greqi deri në detin Adriatik.

Të fundit

Trump konfirmon tarifat 25% për Kanadanë dhe Meksikën, duke filluar nga 1 shkurti!

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa prej 25 për qind për importet nga Meksika...

Kthjellime dhe vranësira të lehta, si do të jenë temperaturat

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm...

Një shkallë emergjence për të shpëtuar jetën

Nga Leonard Veizi Brenda një jave, 200 metra poshtë apartamentit ku jetoj në Tiranë, - diku pranë asaj që njihet si “Komuna e Parisit”, -...

Zgjedhjet/ PS-PD, “të dashuruara” pas votës së emigrantëve

Seanca e djeshme parlamentare është zhvilluar me debate të ashpra mes socialistëve dhe demokratëve për votën e Diasporës. Berisha tha se Rama e kërcënoi...

Lajme të tjera

Web TV