“Na pëlqente leku”, rrëfehet gruaja që punonte në fermën e kanabisit: Shefat na…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ish-punëtore në fermën e kanabisit në Berat ka rrëfyer sot historinë e saj personale gjatë kohë që punonte në punishte së bashku me 80 gra të tjera. Ajo ka thënë në një intervistë në “Euronews Albania” se disa vite më parë duke qenë në gjendje të vështirë ekonomike, zgjodhi të shkonte dhe të punonte në punishtet ilegale të përpunimit të kanabisit.

Ajo tha se paguhej 15 mijë lekë për një kilogramë lënde narkotike dhe se nuk mund të hiqte dorë nga puan e vështirë, pikërisht për shkak të lekëve.

“Ishin pafund vajza dhe gra. Familjare të cilat punonin për bukën e gojës. Ishin gra të fshatit, por vinin me furgona dhe nga larg nga Elbasani. Hanim dhe pinim nga xhepi jonë nuk na i paguante njeri.

“Ne ishim te hallka e pastrimit. E pastronim e hidhnim nëpër qese, kjo ishte puna jonë. E sillnin të tjerët me thasë ne e zgjidhnim dhe e rregullonim. Ishte mbjellur në zonar përreth, thahej aty dhe më pas na e sillnin ne ta pastronim.

Unë me të dëgjuar u lidha me këto persona. Fjalë pas fjale. Me telefonata, gjetëm punën dhe shkuam. Me të dëgjuar që paguhej 15 mijë ne na u duk si shumë. Pastaj kur iu futëm asaj pune s’iknim dot më se na pëlqente dhe leku. Por puna ishte e vështirë, sidomos era e asaj”, tha gruaja.

Mes të tjerash ajo tregoi se poseduesit e lëndës narkotike flisnin me kode, por që kishin informacionin kur mund të vinte për kontrolle policia. Sipas saj kur kishte sinjale për kontrolle, ato e fshehnin lëndën narkotike në pyll, madje atje fshiheshin dhe vetë për t’i shpëtuar arrestimit të mundshëm nga Policia.

Lexo edhe :  U hodh nga Ura e Bahçallëkut/ Kush janë 2 policët që shpëtuan të moshuarin nga vetëmbytja

“Ata flisnin me kode, s’është s’e merrnim vesh shumë. Ne e kuptonim, na thoshin kur do vinte policia dhe e hiqnim mallin e çonim në pyll.Atje ku kam parë unë, kanabisi mbillej shumë larg në pyll. Zona të thella, ku vinin deri në një farë pike me makina dhe pastaj me këmbë. Zona ku nuk shkonte dot makina. Kur na lajmëronin ne, ne fshiheshim në pyll ose kush kishte mundësi kthehej në shtëpi.

Punën shumë e vështirë për gratë, të iki gruaja nga fëmijët dhe të flerë në serë dhe të mos ketë komunikim me familjet është shumë e vështirë. Ne nuk e kishim këtë problem pasi në darkë flinim në shtëpi, për gratë nga rrethet ishte e vështirë. Por për të fjetur njerëzit filluan të hapnin shpitë dhe të mbanin gratë që vinin nga larg”, u shpreh ajo.

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV